Si ndikon kontakti i prekjes me partnerin në lehtësimin e dhimbjeve tuaja

Life style

Si ndikon kontakti i prekjes me partnerin në lehtësimin e dhimbjeve tuaja

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 08:05
Ilustrim

Kur kaloni një ditë të ngarkuar, nuk ka asgjë më të mirë se përqafimi i gjatë me partnerin tuaj, kjo vërtetë ju sjell rehati shpirtërore. Afeksioni fizik në një lidhje është shumë i rëndësishëm, por çfarë nëse prekja e partnerit mund të ndikojë shumë më shumë se thjeshtë t’ju japë ngrohtësi?! Sipas një studimi të ri nga studiuesit, thuhet se nëse doni të ndihmoni partnerin tuaj i cili është i lënduar fizikisht, mund të jetë po aq i thjeshtë shërimi i tij me anë të kontaktit të prekjes.

Për studimin në fjalë, 22 çifte janë vënë në teste të ndryshme, në të cilën mashkulli ishte vëzhguesi ndërsa femra targeti i dhimbjes. Për pjesën e parë të studimit, çiftet u ulën në tri pozicione të ndryshme – së bashku por jo duke u prekur, së bashku dhe duke mbajtur duart e nëjri-tjetrit dhe pastaj krejtësisht nëpër dhoma të ndara – dhe gjatë tërë kohës me instrumentet që matnin zemrën dhe shkallën e frymëmarrjes. Normat e rrahjes dhe frymëmarrjes së çiftit vërtetë u sinkronizuan deri në njëfarë mase përderisa ishin thjeshtë të ulur së bashku, një proces i njohur si sinkronizim ndërpersonal.

Pastaj, ata përsëritën të njejtët skenarë, përveç rastit kur gruaja iu nënshtrua një dhimbjeje të lehtë ngrohëse në krahët e saj përreth 2 minuta. Studiuesit zbuluan se gruaja i ishte nënshtruar dhimbjes dhe partneri i saj nuk mund ta prekte, gjë që sinkronizimi ndërpersonal është ndërprerë apo shkëputur. Por, gjëja më interesante? Kur partnerit të saj iu lejua të mbante dorën e saj përderisa përjetonte dhimbjen, duke u zinkronizuar sërish rrahjet dhe frymëmarrja e tyre, me çrast edhe dhimbja ishte zvogëluar.

Përse na bën mirë kontakti fizik i prekjes?

Është diçka e pabesueshme që prekja e partnerit figurativisht të na zbusë dhimbjen, por përmes këtij studimi shihet se gjatë prekjes në kohën e dhimbjes, mund të lëshojmë kimikate të ndjeshme në trurin tonë, duke lehtësuar kështu dhimbjen.

“Ka ndryshime të dukshme në gjendjen shpirtërore madje edhe shëndetin tonë, kur ekspozohemi ndaj mirësisë njerëzore qoftë thjeshtë edhe përmes prekjes”

Prekja është më shumë se një akt fizik, sqaron Dr. Martha Lee. Poashtu mund të tregojë afeksion, ndjeshmëri, pranim dhe dashuri. Ky akt fizik mund të shëndrrohet në afërsi emocionale dhe lidhje – gjë që mund të lirojë oksitocinën – hormonin e ndjenjës së mirë si dhe endorfinën – lehtësimin e dhimbjeve në trup. Ky akt fizik mund të ndikojë edhe në lehtësimin e stresit dhe ankthit, si dhe të ndihmojë në çrregullime tjera fizike.

Duke njohur potencialin e fuqishëm nga kontakti i prekjes, mund të arrihet deri në arritjen e kënaqësisë së përgjithshme në marrëdhënien tuaj. Prekja krijon komunikim dhe transmetimi përmes saj ka më shumë kuptim se sa fjalët. Kjo nënkupton se ju mund të mbështeteni realisht në personin tjetër. Prekja shëron dhe siguron ushqim emocional. Afërsia fizike dhe prekja stimulon rritjen e vazhdueshme të lidhjes suaj, është kanal ndërmjet dy individëve që i lejon të lidhen mes tyre.

Si të përdorni prekjen për të rindërtuar intimitetin tuaj

Shumë shpesh, personat që janë në lidhje afatgjatë humbin intimitetin fizik që i lidh në fazat e hershme të lidhjes. Nga kjo mund të vuajë edhe raporti seksual, por këto pasoja ndikojnë në humbjen e energjisë dhe kimisë suaj.

Në një marrëdhënie, dëshira për afërsi fizike shpesh keqinterpretohet si dëshirë për seks, thekson Lee. Këto keqkuptime rrjedhin si pasojë e mos komunikimit rreth gjërave që ne duam, andaj sa më shumë komunikoni dhe hapuni me partnerin tuaj!

Sigurisht që një jetë e shëndetshme seksuale është e rëndësishme, por që partnerët kanë nevojë edhe lidhje dhe afrimitet me llojet tjera të vogla të dashurisë – sepse këto kanë më shumë rëndësi për intimitet emocional. Pra, çfarë mund të bëni që të rindërtoni momentet e dashurisë në lidhjen tuaj?

Përqafoni dhe puthni njëri-tjetrin para se të largoheni për në punë, ose kur të ktheheni në shtëpi. Jepni dashuri njëri-tjetrit gjatë momenteve të qeta apo të zakonshme gjatë ditës. Mbani duart së bashku kur jeni duke ecur në rrugë, kur shikoni ndonjë film apo në natyrë. Bëni nëj dush së bashku, duke i kërkuar njëri-tjetrit një masazh të ndërsjelltë. Gjithnjë mbani kontaktoni e prekjes me gjëra të vogla, në mënyrë që të mbani gjallë lidhjen tuaj.

Në fund të fundit, gjëja më e rëndësishme që mund të bëni është të komunikoni me partnerin tuaj për nivelin e dëshiruar të intimitetit fizik. Prekja ka fuqinë që të ju sjellë më pranë partnerit tuaj – por që ky përkushtim duhet të jetë i ndërsjelltë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat