Paralajmërim afere: Meshkujt zbulojnë arsyen pse i tradhtojnë partneret… dhe nuk është se iu bëheni ‘bajat’

Life style

Paralajmërim afere: Meshkujt zbulojnë arsyen pse i tradhtojnë partneret… dhe nuk është se iu bëheni ‘bajat’

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 16:27
Ilustrim

Meshkujt kanë zbuluar arsyen e vërtet se përse i tradhtojnë të dashurat apo gratë, dhe nuk është ajo çfarë shumica e grave e kanë pritur.

Shumë njerëz supozojnë se tradhtarët e kryejnë aktin vetëm se janë mërzitur me lidhjen e tyre, por kjo nuk është arsyeja e vërtetë për shumë meshkuj!

Në fakt, duket se mërzia në lidhje nuk është as në mesin e top tri arsyeve se pse tradhtarët kërkojnë dikë tjetër për seks.

Sipas “Superdrug Online Doctor”, arsyeja më e zakonshme se përse meshkujt tradhtojnë është e thjeshtë: personi tjetër është thjesht seksi!

Një anketim tronditës me mbi 2,000 tradhtarë, ka treguar se meshkujt evropianë nuk mund t’i rezistojnë joshjes së një personi tjetër.

Sidoqoftë, arsyeja e dytë më e zakonshme se përse meshkujt tradhtojnë ka qenë gjendja emocionale, ku meshkujt kanë raportuar se kishin vendosur të tradhtonin pasi që personi tjetër kishte qenë aty për të!

Kjo arsye është e njëjtë me arsyetimin primar të grave evropiane, ku kanë raportuar se arsyeja e parë se përse tradhtojnë është se partneri i tyre nuk u kushton mjaftueshëm vëmendje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat