Vajzat çmenden pas meshkujve me trup të këtillë – dhe nuk është nevoja as të shkoni në palestër

Life style

Vajzat çmenden pas meshkujve me trup të këtillë – dhe nuk është nevoja as të shkoni në palestër

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 11:12

Femrat kanë zbuluar llojin e trupit të cilin e kërkojnë te meshkujt… dhe duket se stomaku i babait është në trend.

Një anketim i fundit me mbi 2,000 gra nga Planet Fitness ka zbuluar se meshkujt me trupa të mirë nuk kanë pasur edhe aq fat kësaj here, pasi që shumica e femrave janë duke kërkuar meshkuj të cilët kanë pakëz bark.

Image
Ylli televiziv Chriss Pratt është një nga shumë yjet të cilët kanë formën e trupit që e preferojnë damat!

Por, a mund të konsiderohet ‘barku i babait’ si trendi i ri, duke lënë pas meshkujt me muskuj të barkut? Faktikisht 78 për qind e grave të anketuara kanë raportuar se meshkujt me trup më pak të tonifikuar kanë më shumë vetëbesim – e kjo padyshim se i tërheqë damat.

Image
Edhe fituesi i çmimit “Oscar” Leonardo Di Caprio është një yll tjetër që posedon formën e trupit të quajtur “stomaku i babait”

Meshkuj, mbani shënim: ndoshta është koha të hiqni dorë nga palestra dhe t’u drejtoheni birrave e hamburgerëve.

Emra të njohur botërorë, si Chriss Pratt, Simon Cowell dhe Leonardo DiCaprio duket se e posedojnë llojin e trupit të cilin e kërkojnë zonjat! 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat