Çfarë i eksiton vërtetë gratë? 6 të vërteta që duhet të dini rreth seksualitetit femëror

Life style

Çfarë i eksiton vërtetë gratë? 6 të vërteta që duhet të dini rreth seksualitetit femëror

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 14:12
Ilustrim

Libido femërore shqetëson. Ende më keq: ia kanë frikën. Përse? Një burrë përgjigjet: «Përse e mbajmë të shtypur në heshtje dëshirën e grave ? Burrat kanë frikë: nëse hapet kjo kuti Pandore, nëse e humbasim kontrollin, të gjithëve do të na tradhëtojnë. Na frikëson ajo çka brenda në kuti.»
Gazetari amerikan Daniel Bergner është marrë me këtë problem, në «Çfarë duan gratë? » (botimet Hugo Doc), duke përmbledhur tetë vjet kërkime mbi seksualitetin femëror.

Ja e vërteta.

1.EKSITIMET E SHUMËFISHTA
Po sikur të hidheshim në një eksperiencë lëshimi të plotë seksual, pa tabu e pa turp, me qëllim që të heqim vellon e filluesit të vërtetë të eksitimit femëror? Në timon, Meredith Chivers, profesore psikologjie në Queen’s University të Kingstonit (Kanada). Ajo ka ftuar ca gra që të shohin shtatë filma erotikë në 90 sekonda. Ndërsa rrinë ashtu të ulura në një kolltuk, në vaginën e tyre është vendosur një sondë e vogël 5 cm e gjatë.

Misioni : të masë vërshimin e gjakut në vaginë, i cili përshpejtohet në përpjesëtim me eksitimin seksual. Gjë që shkakton lubrifikimin e mukozave. « Në këtë mënyrë, kapim nga më afër atë që, fillimisht, i eksiton gratë, sepse barrierat mendore janë të shmangura këtu », thotë specialistja.Përfundimet e eksperiencës ? Të gjitha gratë ishin lagur në çast nga secili prej skenarëve,… 
Psikologia Terri Fischer, nga Ohio State University, në Mansfield, sheh këtu provën e një censure të brendshme nga gratë, pas shekujsh të tërë ndrydhjeje të kënaqësisë së tyre : « Të jesh një njeri seksual, të cilit i lejohet të jetë seksualisht aktiv, është një liri që shoqëria ia jep më lehtë burrave se grave. Shtypja që iu është imponuar grave ka lënë gjurmë. »

2.S’KA NEVOJË PËR DASHURI
Erotizmi funksionon më mirë në befasi dhe me të panjohur (fakt shkencor)

3. T’IU GËZOHESH SYVE
Jo, gratë nuk janë thjesht emocionale që shkojnë vetëm me ndjenja, e që do t’ua linin vetëm burrave kënaqësinë e të shijuarit të asaj që shohin.Një oreks pamor të cilin e ripohon dhe Kim Wallen, kërkues në neuropsikologji në Emory University, në Atlanta, i pajisur me softe neuromatematike, ka matur kohën dhe shkallën e vëzhgimit të burrave dhe grave që shohin foto erotike, me qëllim që të përcaktojë interesin që këto të fundit ngjallin tek ta. Përfundimi : gratë i kanë vëzhguar me më shumë guxim dhe afsh se burrat.

4. TË JESH OBJEKT DËSHIRE
« Në zemër të libidos femërore, gjejmë nevojën për të qenë objekt i të gjitha dëshirave, për të dëshiruar pastaj vetë. Narcisizmi është shkëndija e dëshirës femërore. Orgazma e vërtetë, është të jesh e dëshiruar», thotë Marta Meana, ish-presidente e Shoqërisë për kërkime dhe terapi seksuale, doktore në psikologji në Universitetin e Nevadas, në Las Vegas.

5. SHKRIRJA, ANTILIBIDO
«Libido zihet fryme nën një intimitet tepër të plotë, si zjarri nën hi. Për të ekzistuar, dëshira ka nevojë për njëfarë largësie me tjetrin, ngulmon Dr. Meana. Ëndrra për një harmoni dhe shkrirje të plotë me partnerin, është një ide e rreme. Të shkrihesh në tjetrin do të thotë se nuk ka më terren për të pushtuar, as mister të mjaftueshëm për të ndezur flakën pulsionale të dëshirës. Kjo vlen si për gratë dhe për burrat : gratë nuk janë më të “lidhura” se burrat për intimitetin. »

6. SHIJA E TRADHTISË
«Monogamia e grave është një nga idealet më të rrënjosura në kulturën tonë, rikujton Daniel Bergner. Kjo ka bërë që breza të tërë burrash ta qetësojnë angështinë e tyre se mos janë të tradhtuar.» Dhe të gjithë kërkuesit janë në një mendje të thonë se libido femërore nuk është më e «programuar» se ajo e burrit për besnikërinë.
Në mbështetje të këtij mendimi të përbashkët, në mungesë të studimeve shkencore, vijnë vëzhgimet e tyre klinike. Prirja për lule-më-lule është e vërtetuar tek femra e shimpanzesë dhe tek miu femër, por t’i përcjellësh menjëherë këto rezultate tek gratë, i bën tejet ngurues edhe kërkuesit më të guximshëm. Dr. Meana përmend sidoqoftë një studim gjerman që thotë se dëshira femërore shuhet më shumë se ajo e burrave dhe se mjaft gra mërziten në shtrat pas disa vitesh bashkë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat