Rrëfehet babai i dy fëmijëve: Pas 15 vitesh e tradhtova partneren me kolegen e punës, por...

Life style

Rrëfehet babai i dy fëmijëve: Pas 15 vitesh e tradhtova partneren me kolegen e punës, por...

Nga: Bota sot Më: 8 korrik 2017 Në ora: 13:47
Ilustrim

Një burrë 37 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se e ka tradhtuar të fejuarën pas 15 vitesh sa janë bashkë, me një kolege nga puna, përcjell Bota sot.

Burri që ka dy fëmijë me të fejuarën, thotë se nuk e ka dashur asnjëherë mjaftueshëm, por që nuk ka mundur të ndahet nga ajo dhe ka frikë të bëjë ndryshime të mëdha në jetën e tij.

Ky është rrëfimi i plotë i tij:

Jam në një aferë me një vajzë që e kam njohur në punë para një viti.

Kam ndjenja shumë të thella për të dhe do të ishte tradhti nëse unë rri me të fejuarën time por ne kemi dy fëmijë të mrekullueshëm së bashku.

Unë nuk jam një person që bëj gjëra të tilla. Kurrë nuk kam dashur që kjo aferë të ndodh dhe ndihem shumë fajtor.

Kjo vajzë jeton në Wales ndërsa unë jetoj në Londër. Ne punojmë në të njëjtën firmë dhe jemi njohur në një event. Ajo është 32 vjet dhe beqare.

Ne duhej të punonim bashkë dhe aty ishte mundësia që ne të kishim ndjenja për njëri tjetrin. Bisedonim gjatë dhe u bëmë shumë të afërt.

Në natën e dytë të punës ne përfunduam në shtrat dhe seksi ishte i mahnitshëm. Ne jemi në kontakt përmes rrjete sociale dhe unë e shoh atë çdo dy muaj.

Unë jam 37 vjet ndërsa e fejuara ime 35. Ne jemi të fejuar prej 8 vitesh por jemi bashkë prej 15 vitesh. Kemi dy fëmijë të mrekullueshëm.

Unë e dua të fejuarën time por gjithmonë kanë qenë disa gjëra që unë nuk jam ndjerë ndaj saj në mënyrën që është dashur.

Kam provuar ta përfundoj lidhjen disa herë para se të bënim fëmijë por jam ndjerë shumë keq dhe nuk kam mundur.

E fejuara ime është shumë e dashur dhe një nënë e mrekullueshme por lidhja jonë është dhe ka qenë gjithmonë në atë mënyrë që ne jemi shumë miq të mirë.

Unë kurrë nuk e kam fantazuar të fejuarën time dhe seksi edhe para se ta njihja atë, ka qenë mediokër.

Gjithmonë kam dashur që ta fantazoj dikë tjetër. Kam provuar ta përfundoj lidhjen me të por kur i kan parë reagimet e saj, lotët dhe lutjet dhe ëndrrat për të ardhmen për fëmijët, jam tërhequr dhe i kam kërkuar falje.

A duhet të qëndroj me të fejuarën dhe fëmijët, duke e ditur se nuk e dua apo nuk e kam dashur asnjëherë si është dashur apo ta vazhdoj jetën kështu duke u parë me dashnoren time?

Jam i frikësuar për të bërë ndryshime të mëdha në jetën time. Kam frikë që mbetem vetëm dhe të më mungojnë fëmijët. Është një rrëmujë.

Përgjigja e psikologes:

Është e tillë pasi je në një gjysmë jete duke qenë me të fejuarën dhe duke mos bërë asgjë për ta rregulluar lidhjen.

Seksi me kolegen është diçka e re dhe eksituese por kjo nuk do të thotë se mund të ju shkojë mirë edhe si lidhje më e gjatë.

Po ashtu, është edhe fakti që ti kurrë nuk ke qenë 100 për qind i fokusuar në të fejuarën tënde.

Ndalo së takuari me dashnoren derisa nuk e zgjidh lidhjen me të fejuarën.

Mos u ndiko nga lotët dhe qëndro me të vetëm nëse e di se në të ardhmen mund të jesh besnik ndaj saj.

Nëse ndaheni, ti ende mund të jesh një baba për fëmijët e tu./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat