OBSH paralajmëron: Seksi oral nuk është i sigurt

Life style

OBSH paralajmëron: Seksi oral nuk është i sigurt

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 12:56
Ilustrim

Seksi oral ndikon në zhvillimin e rrezikshëm të gonorresë dhe mos përdorimi i prezervativëve ndikon në përhapjen e këtij lloj bakteri, ka tërhequr vërejtjen Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Sot është shumë më vështirë për t’u shëruar nga gonorreja, ndërsa në disa raste është edhe e pamundur. Nga sëmundjet transmetuese seksuale, të cilat shpejt zhvillojnë rezistencën ndaj antibiotikëve dhe mund të ndikojnë në lindje, në vit preken 78 milionë njerëz.

Drejtoresha e OBSH-së, Teodora Vi tha se janë regjistruar tri raste në Japoni, Francë dhe Spanjë, ku pacientët është e pamundur që të shërohen nga gonorreja.

“Ky është bakter shumë i mençur. Çdo herë kur e shëroni me një bar të ri, ai zhvillon rezistencë edhe ndaj tij. Numri më i madh është shënuar në mjediset e varfra, ku është vështirë që të zbulohet se sa rezistues është ndaj shërimit”, ka thënë ajo.  Ndryshe, OBSH beson se vaksinat mund të ndalin gonorrenë, shkruan BBC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat