Rrëfehet 29 vjeçari: Fqinja e pasur po më çmend me seks, por nuk mund të ndahet nga burri pasi...

Life style

Rrëfehet 29 vjeçari: Fqinja e pasur po më çmend me seks, por nuk mund të ndahet nga burri pasi...

Nga: Bota sot Më: 6 korrik 2017 Në ora: 12:56
Ilustrim

Një djalë 29 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se bën seks me fqinjen e cila është e martuar dhe jeton me burrin e saj por që ajo nuk do ta lërë atë për të, përcjell Bota sot.

Djali thotë se do gruan por ajo ka një jetë të mirë dhe të pasur me burrin, prandaj nuk mund të largohet nga ai.

Lexojeni rrëfimin e tij:

E kam fantazuar fqinjen time që herën e parë që e pashë në sy. Tani kemi një aferë të nxehtë por ajo nuk do ta lërë burrin e saj për mua.

Ajo ka një bukuri të pabesueshme. Ajo u zhvendos afër meje në banesë me burrin e saj para dy vitesh.

Ata të dy janë nga 31 vjet ndërsa unë jam 29 vjet dhe beqar.

Verën e kaluar ata po shkonin në pushime dhe ajo erdhi në mbrëmje për të më dhënë çelësat e banesës që unë të shihja ndonjëherë.

Kisha të hapur një shishe verë dhe i ofrova një gotë. Mendova se edhe burri i saj do të na bashkohej për një gotë por ai ishte i zënë.

Ne biseduam dhe ajo më tregoi se kishte pasur një numër aferash.  Vendosa ta shfrytëzoja rastin dhe i thash që më pëlqente. Ajo tundoi kokën dhe unë e putha, ndërsa ajo mu përgjigj shpejt dhe ne përfunduam duke bërë seks në divan.

Që nga atëherë ne bëjmë seks ku të mundemi dhe kur të mundemi. Ajo vjen tek unë ose më shkruan që të shkoj tek ajo. Nuk është vetëm seksi. Ne flasim për orë të tëra bashkë.

Ajo më ka treguar se burri i saj ka pasur afera të shumta, sa që ajo e ka humbur numërimin.

Ajo është e zemëruar me të por ai ka një pagë të mirë dhe punë dhe kanë një jetesë të mirë.

 Unë kam një punë por nuk paguhet shumë mirë dhe jam shumë xheloz për burrin e saj.

Unë i kam thënë se e dua dhe dua të jem me të. Ajo thotë se seksi me mua është më i miri që ka bërë në jetën e saj, por që nuk mund ta lë burrin e saj pasi e shijon glamurin që ka me të.

Ajo vozit vetyra të mençura sportive për shembull.

Unë ndihem sikur ajo po më përdor dhe dua ta harroj dhe të vazhdoj jetën por ajo është në mendjen time.

Unë e kam humbur interesin në të gjitha femra tjera.

Përgjigja e psikologes:

Ti ke të drejtë të mendosh se ajo po të përdor.

Ajo është duke e shijuar seksin e mirë me ty dhe në të njëjtën kohë ajo po e shijon jetën e mirë me burrin e saj.

Jepi asaj mundësi që ta ndryshojë mendjen dhe nëse thotë se dëshiron që të qëndrojë me burrin e saj tradhtar, atëherë vazhdo jetën.

Derisa ti bën seks me të, natyrisht që nuk mund të fantazosh femra tjera.

Bëhu i fortë dhe ndaloje aferën. Thuaj jo që të të shkruajë dhe mos u tako me të. Ka mjaft femra që janë më pak materialiste se ajo dhe që mund ta gjesh të duhurën./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat