Përse grimi i kaltër u përshtatet pikërisht të gjithave?

Life style

Përse grimi i kaltër u përshtatet pikërisht të gjithave?

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 08:51
Ilustrim

Në “arsenalin” e vet të grimit secila femër bën mirë të ketë nuancën e vërtetë të kaltër, sepse ka pak ngjyra ashtu të këndshme për secilën lëkurë dhe secilin sy.

E kaltra i përshtatet secilës ngjyrë të syve në çdo stinë! Me një vërejtje: ato që kanë rrudha të theksuara përreth syve nuk do të gabojnë nëse shmangin nuancën e ngjyrës metalik dhe praktikojnë hijesime që kanë efekt të shkëlqyeshëm.

E kaltër e butë, për zeshkanet

Hija e kaltër e çelët ju shkon për shtati pothuajse të gjitha femrave, pa marrë parasysh ngjyrën e flokëve, por sidomos zeshkaneve, sepse fytyrës së tyre i dhurojnë një dukje më të freskët. Nëse dëshironi t’i theksoni sytë, përkufizojini me laps me ngjyrë të zezë apo të kaltër.

E kaltra e errët, për biondet

Hija e errët e kaltër, femrave me flokë të verdhë ju ofron elegancë dhe stil. Për ditën në qerpikë mund të vëni vetëm maskarë të errët, përderisa do të shkëlqeni edhe më shumë nëse vishni një bluzë moderne me stil marinarësh.

Ngjyra e kaltër për ezmere

Nuancat bruz në mënyrë të shkëlqyeshme ju përshtaten femrave me flokë ngjyrë ezmere, lajthie apo çokollate. Hijen bruz për daljet natën përshtateni me një shtresë më të trashë të maskarës së zezë, e nëse mbani stoli bruz, sytë tuaj përfundimisht do të jenë në plan të parë.

Ngjyrat e errëta për flokëkuqet

Për femrat flokëkuqe të rezervuara janë hijet me nuance më të errëta, ngase qetësojnë ngjyrën e fortë të flokëve. Hijet me tone të errëta do të shkëlqejnë me rroba të gjelbra apo të hirta, e gjatë ditës gjithmonë sugjerohet maskara e kaltër atraktive dhe maskara e kaltër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat