Rrëfehet 27 vjeçarja: Shefi më çmendi më seks pasi burri nuk e bëri, por më shokoi kur më tha që...

Life style

Rrëfehet 27 vjeçarja: Shefi më çmendi më seks pasi burri nuk e bëri, por më shokoi kur më tha që...

Nga: Bota sot Më: 1 korrik 2017 Në ora: 16:16
Ilustrim

Një grua, nënë e një vajze ka rrëfyer për The Sun se ka bërë seks me shefin, me të cilin ka pasur një aferë për një kohë, përcjell Bota sot.

Gruaja thotë se me burrin nuk ka raporte aq të mira, ndërsa tani shefi i saj e ka lënë atë dhe punën dhe i ka thënë se do të martohet me një femër tjetër.

Ky është rrëfimi i saj:

E pyeta shefin tim për ndihmë për kompjuterin tim dhe përfunduam duke bërë seks në zyrën time, kur të gjithë kishin shkuar.

Jam e martuar prej 10 vitesh por unë dhe burri im më nuk jemi të afërt si dikur.

Ai vrapon vazhdimisht pas firmës së tij dhe është gjithmonë i zënë.

Ne bëjmë seks çdo dy apo tre muaj. Edhe atëherë kur e bëjmë kurrë nuk është eksitues.

Burri im është 28 ndërsa unë jam 27 vjet dhe kam qëndruar në shtëpi duke u kujdesur për vajzën time tani 6 vjeçare, deri vitin e kaluar që unë u ktheva në punë.

Shumë gjëra ndryshuan dhe gjithçka më dukej shumë e re.

Pata një kohë të vështirë për të kuptuar dhe shefi im ishte shumë ndihmues.

Ai është 29 vjet dhe filloi të flirtonte me mua dhe të më jepte komplimente.

Ngadalë ne u bëmë të afërt dhe një ditë ne u puthëm. Ai më tha se dëshironte të bënte seks me mua por unë e refuzova edhe pse doja t’i thosha po.

E shihja këtë shumë të komplikuar. Por më pas unë pata problem me kompjuter dhe ai më tha se mund të më ndihmonte.

I mori shumë kohë që ta rregullonte dhe i gjithë stafi kishte shkuar në shtëpi.

Ai më tha se do të më paguante për kohën shtesë dhe më tha që të shkoja në zyrën e tij.

Ai mu afrua shumë dhe para se ta dija ne ishim duke u puthur.

Ne bëmë seks dhe ishte fantastik e më pas filluam aferën. Ne shkonim në banesën e tij pas punës. Ai më shkruante dhe më telefononte disa herë në ditë.

Ai më tha se lidhja jonë nuk ishte serioze por e dinte se martesa ime nuk shkonte mirë dhe më tha se donte vetëm të më jepte pak argëtim.

Ai është nga familje aziatike dhe së fundmi më tha se familja e tij i kanë gjetur një nuse për tu martuar dhe se do të kthehet atje dhe do të martohet me të.

Tani jam në depresion dhe e vetmuar. Ai ka gjetur një punë tjetër, nuk më thërret dhe më shkruan shumë rrallë.

I kam thënë që të ndalojë të më thërrasë sepse po përpiqem ta harroj dhe të vazhdoj përpara.

Kam vendosur që ta pranoj martesën ashtu siç është por ndihem shumë fajtore.

Burri im do të shkatërrohet po ta kuptojë për aferën time.

Përgjigja e psikologes:

I dashuri yt ti ka hapur sytë se sa i mirë mund të jetë seksi dhe të ka treguar se nuk do asgjë serioze.

Ai ta ka bërë të qartë këtë. Tani që ai po martohet dhe ka ndërruar punën, është fundi i aferës tuaj.

E di se është e vështirë për ty por është më e mira për ty dhe vajzën tënde.

Afera të ka dhënë disa ide të freskëta, kështu që përdori për jetën tënde me burrin./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat