Bëra seks me kolegun e martuar në punë, pasi i dashuri më tradhtoi me...

Life style

Bëra seks me kolegun e martuar në punë, pasi i dashuri më tradhtoi me...

Nga: Bota sot Më: 29 qershor 2017 Në ora: 12:06
Ilustrim

Një vajzë 29 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se ka bërë seks me kolegun e martuar të punës, pasi i dashuri e kishte tradhtuar me një vajzë që ata e njihnin, përcjell Bota sot.

Vajza thotë se dëshiron të ndahet nga i dashuri por ai nuk e lejon, ndërsa që kolegu i punës është distancuar nga ajo dhe nuk i flet.

Lexojeni rrëfimin e plotë të saj:

Kam bërë seks me kolegun e martuar në punë, por ai tani ka ndaluar, nuk më shkruan dhe më shmang kur dalim në kohën e drekës.

Jam 29 vjet dhe jam në lidhje me një djalë prej 8 vitesh, i cili është 31 vjet.

Lidhja jonë filloi për mrekulli. Ne ishim të dashur dhe të pandashëm. Unë mendoja se ai është dashuria e jetës time dhe ne planifikonim të martoheshim dhe të kishim bashkë fëmijë.

Por gjithçka ndryshoi kur unë e kuptova se ai më kishte tradhtuar me dikë që ne e njihnim.

Ishte e qartë se ajo e kishte fantazuar atë dhe ne kishim qeshur bashkë për të.

Unë kurrë nuk e kisha menduar se ai do të ma bënte këtë. Ne qëndruam bashkë por ai ndryshoi.

Ai u bë shumë kontrollues, sikur isha unë ajo që kisha bërë diçka keq.

Edhe më keq ishte ta kuptoja se ai po njihej me femra online. Ai më kërkoi që ta falja dhe më tha se nuk mund të jetonte pa mua.

Ne qëndruam bashkë por unë e dija se më kurrë s’do të jemi njësoj.

Një mashkull erdhi në firmën tonë në atë kohë dhe ishte shumë i pashëm.

Ai është 28 vjet. Ne filluam të flirtojmë dhe dilnim për drekë bashkë dhe ecnim e bisedonim gjatë.

Një natë magjike ne dolëm në darkë dhe përfunduam duke bërë seks në veturën e tij.

Ai është i martuar dhe ka fëmijë por lidhja e tij me gruan është thuajse jo ekzistuese dhe ai është me të vetëm për shkak të fëmijëve.

Por këto dy javët e fundit po e ndjej atë shumë të largët dhe unë ndihem tmerrësisht keq.

Nuk dua të dukem e dëshpëruar, por kur e thërras atë, ai thotë se është i zënë.

Lidhja me të dashurin është një rrëmujë, por ai nuk do të më lë, edhe pse unë dua që të vazhdoj jetën vetëm.

Përgjigja e psikologes:

Ti ke qëndruar bashkë edhe pasi të ka tradhtuar pasi ai të ka kërkuar të bësh kështu.

Por një pjesë e jotja në fakt e ka lënë lidhjen. Kur ai mashkull mahnitës u paraqit në jetën tënde, me siguri që ka zgjuar disa ndjenja të vjetra tek ti, që ke pasur për të dashurin tënd.

Por, ai kurrë nuk ishte i lirë. Ti ke qenë vullnetare dhe ke marrë rrezikun që të bësh seks me të.

Ai ka mundur ta shohë atë vetëm si seks dhe asgjë më shumë, në ndërkohë që ti ke rënë në dashuri me të.

Është koha që ta kuptosh se nuk ke të ardhme me të dhe duhet të fokusohesh në lidhjen tënde me të dashurin.

Ti nuk duhet të rrish me të nëse nuk do, edhe nëse ai nuk të lejon. Dikush tjetër do të jetë i duhuri për ty./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat