A mund të bëjmë dashuri gjatë periodave?

Life style

A mund të bëjmë dashuri gjatë periodave?

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 19:44
Ilustrim

Disa vajza të reja bëjnë be që të bërit seks gjatë periodave i çlodh totalisht. Këtë gjë duhet ta provosh vetë. Por gjithashtu edhe gjatë ditëve të tua duhet të mbrohesh!

Shumë femra ngelen shtatzënë sepse nuk e dinë këtë! Sperma mund të mbijetojë në mitër deri në një javë.

Nëse periodat zgjasin dhe dalja e vezës është më e hershme, në këtë rast është i mundur një fekondim.

Observimet e shumë çifteve lidhur me libidon, ose dëshirën për seks dhe ciklit menstrual të femrës janë shumë të kuptueshme. Gratë që janë në moshën e riprodhimit vënë re fluktuacione të dëshirës seksuale gjatë ciklit menstrual.

Kjo gjë ka tërhequr interesimin e kërkuesve shkencorë dhe duhet thënë se rezultatet që janë raportuar nga këto studime janë konfliktuale.

Kur bëni seks me menstruacione duhet bërë kujdes për higjienën e aktit seksual. Gjaku është terren shumë i mirë ushqimor për mikrobet, ndaj dhe infeksionet mund të ngjiten më shpejt. Kondomi duhet të përdoret patjetër.

Për ta pakësuar gjakun sado pak, është mirë të bëni banjë menjëherë para se të filloni të bëni seks.

Kur praktikoni seksin gjatë kohës së menstruacioneve, silluni njësoj si edhe gjatë seksit jashtë kohës së periodave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat