Shokon 28 vjeçarja: Bëj seks me ish të dashurën, por ajo tani ka të dashur dhe...

Life style

Shokon 28 vjeçarja: Bëj seks me ish të dashurën, por ajo tani ka të dashur dhe...

Nga: B.S Më: 14 qershor 2017 Në ora: 12:46
Ilustrim

Një vajzë 28 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se bën seks me ish të dashurën e saj, me të cilën ka qenë në lidhje prej 2 vitesh, përcjell Bota sot.

Por, vajza thotë se tashmë ish e dashura ka të dashur mashkull dhe jeton me të, derisa bën seks me këtë.

Lexojeni të plotë rrëfimin e saj:

Po bëj seks me ish të dashurën, prapa shpinës së të dashurit të saj të ri. Është e mrekullueshme por gjithmonë është frika që ai mund të na zë.

Ne u ndamë një vit më parë. Ajo është 27, ndërsa unë jam 28 vjet. Lidhja jonë nuk shkonte dhe seksi u bë i mërzitshëm.

Ajo kurrë nuk dukej të jetë në humor të mirë. Dhe kur ne bënim seks, ajo thoshte se donte ta bënte sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ne ishim bashkë prej 2 vitesh. Viti i kaluar ishte i keq dhe ne u pajtuam që të ndaheshim. Më pas ne u takuam rastësisht në një supermarket. E pashë në sytë e saj që ishte e kënaqur që më shihte sërish dhe i sugjerova që të pinim diçka bashkë.

Në fund të mbrëmjes ne nuk mund t’i ndanim duart nga njëra tjetra.

Unë nuk mund të shkoja në banesën time pasi aty ishte shoqja e banesës, andaj shkuam në banesën e saj dhe gjëja e parë që pashë ishin një palë të brendshme meshkujsh.

Ajo e pa fytyrën time. Më pas ajo më tha se ka të dashur, por këtë nuk e kishte përmendur kur ishim në klub.

Ata kishin qenë bashkë që nga Krishtlindjet, por atë natë ai ishte në punë.

Ëndrrat e mia u shkatërruan në atë moment por më pas ajo më mori në dhomën e saj dhe filluam të zhvisheshim. Ne bëmë seks të mrekullueshëm.

Ishte shumë ndryshe nga më parë dhe gjithë ëndrrat e mia tashmë ishin deri në qiell që nga momenti kur dola.

Ne jemi takuar për seks që nga atëherë por unë jam e tronditur që ajo ka mësuar shumë gjëra për seksin nga i dashuri i saj.

Jeta ime është përmbysur që nga koha kur ne u ndamë dhe unë nuk mund të ndahem nga ajo pasi e dua. Nuk mund të ndahem sërish nga ajo.

Përgjigja e psikologes:

Ndoshta ajo ka mësuar më shumë për seksin apo mënyrën si funksionon me seksualitetin e saj që kur është ndarë nga ti apo e ka zhvilluar vetëbesimin në shtrat me atë djalë, por rëndësi ka fakti që ajo po e tradhton atë me ty.

Ndoshta ajo është mërzitur me të sikur me ty dhe diferenca është se tradhtia po e bën atë të ndihet seksi dhe e dashur.

Në këtë mënyrë, nëse ajo do të shkojë me atë djalë, më mirë ti ndahu nga ajo.

Sa më gjatë që të jesh me të, më shumë do të lëndohesh, duke e zgjedhur atë para vetes.

Bisedo me të në një moment të qetë dhe jo në mes të seksit apo në shtrat.

Pyete atë se si e mendon lidhjen tuaj më pas, disa muaj më vonë.

Bëhu e drejtë që ajo të bëjë një zgjedhje. Nëse të thotë se gjërat janë mirë kështu siç janë, vazhdo përpara.

Shëroje zemrën e thyer dhe shiko për dikë tjetër./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat