Rrëfimi shokues i 48 vjeçares: 24 vjeçari po më çmend me seks, pasi burri im...

Life style

Rrëfimi shokues i 48 vjeçares: 24 vjeçari po më çmend me seks, pasi burri im...

Nga: B.S Më: 9 qershor 2017 Në ora: 12:53
Ilustrim

Një grua 48 vjeçare, nënë e dy vajzave të rritura, ka rrëfyer për The Sun se bën seks me një djalë 24 vjeçar, pasi burri i saj 54 vjet nuk është më i interesuar për seks, përcjell Bota sot.

Gruaja rrëfen se nuk mund të qëndrojë pa djalin e ri në jetën e saj, edhe pse e di se është gabim, por ai e bën të kënaqet në seks dhe e bën të ndihet e lumtur dhe e re.

Lexojeni rrëfimin e plotë të saj:

Jam duke e bërë seksin më të mirë në jetë me një djalë që është i ri sa gjysma e moshës sime, edhe pse unë jam e martuar.

Burri im duket se e ka humbur gjithë interesin në mua si femër. Unë jam 48 vjeçare ndërsa burri është 54 vjet dhe jemi të martuar prej 25 vitesh dhe kemi 2 vajza të rritura.

E njoha të dashurin tim të ri në lokalin tonë të fitnesit. Ai është 24 vjet dhe shpesh më ndihmon edhe jashtë recepsionit. Aty ishte një tërheqje e menjëhershme.

Ne folëm dhe flirtuam dhe ai më bëri të ndihem e lumtur dhe më e re.

Ai është me trup seksi dhe më kujtonte burrin tim para disa vitesh. Burri im nuk është më i tillë në këto ditë. Ai e ka lënë veten pas dore.

Ai pi shumë, nuk dëshiron që të bëjë asgjë shoqërore dhe nuk më dërgon asnjëherë jashtë për pije apo darkë.

Duket sikur është dorëzuar që ka arritur në moshën e mesme. Jeta jonë seksuale nuk është më ekzistuese.

Kur ne bëjmë seks ai është predikues dhe i shurdhët. Ky djalë i ri dhe unë i shkëmbyem numra dhe unë i dërgova një mesazh shpejt, duke i thënë: “Më thirr së shpejti”.

Unë nuk mendova se ai do ta bënte këtë por ai më telefonoi disa ditë më vonë.

Ai erdhi në shtëpinë time kur burri ishte në punë. Ia ofrova atij një birrë por ne të dy e dinim se për çfarë ishte ai aty.

Seksi ishte mahnitës dhe e dija menjëherë që ishte dashuri.

Ai ishte shumë fizik dhe më dërgoi tingull në secilën pjesë të trupit tim.

Ne takohemi çdo javë dhe ai ma ka bërë jetën time sërish eksituese.

E di që ko që po bëj është gabim por ai më ka thënë se më do dhe më mjafton.

Ndihem shumë keq që kam qenë me të por nuk kam mundur ta ndal veten.

E di se kjo nuk do ta zgjasë. Pas të gjithash, ky djalë është i ri dhe mund të jetë djali im. Por nuk mund të qëndroj pa atë në jetën time. Burri im nuk dyshon asgjë, por unë thjesht nuk e di se ku do të dalë me këtë.

Përgjigja e psikologes:

Nuk është lloj dashurie që mund të zgjasë dhe kam frikë se ai do të ta shkatërrojë jetën tënde.

Ju të dy jeni duke u kënaqur me seksin që bëni por burri yt një ditë do të vijë papritur në shtëpi apo diçka do të ndodhë që ai ta kuptojë këtë që po e bën ti.

Nuk është vetëm burri yt që do të lëndohet. Si do të reagojnë vajzat e tua për këtë?

Ato do ta humbin respektin që kanë për nënën e tyre. Zgjohu dhe ndalo së vepruari si një adoleshente.

Martesa në këtë moshë mund të jetë e mërzitshme, por thuaj burrit tënd që nuk je e lumtur dhe përpiquni që ta rregulloni romancën tuaj.

Kujtoja atij se çka të ka pëlqyer tek ai në fillim dhe sugjeroje që të dilni për të bërë ushtrime, qoftë edhe vetëm për të ecur.

Kjo do t’i bëjë mirë për shëndetin dhe poashtu do të ju ndihmojë në jetën tuaj seksuale./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat