Rrëfehet 27 vjeçari i martuar dy herë: Bëra seks me të dashurën e shokut, ai na zbuloi dhe ajo....

Life style

Rrëfehet 27 vjeçari i martuar dy herë: Bëra seks me të dashurën e shokut, ai na zbuloi dhe ajo....

Nga: B.S Më: 6 qershor 2017 Në ora: 12:36
Ilustrim

Një djalë 27 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se ka pasur marrëdhënie seksuale për një muaj me të dashurën e shokut të tij, me të cilin ajo ka qenë prej 5 vitesh, përcjell Bota sot.

Djali thotë se shoku i tij e ka kuptuar për aferën e tyre dhe ajo i ka kërkuar të mos takohen më, mirëpo ky është dashuruar në të dhe nuk mund të heq dorë, pasi tani vajza edhe është ndarë nga i dashuri i saj.

Lexojeni të plotë rrëfimin e tij:

Kam pasur një aferë seksuale me të dashurën e shokut tim, por ajo më braktisi kur ai na zbuloi.

Ai ka qenë me të dashurën e tij prej 5 vitesh dhe unë jam 27 vjet, e ashtu është edhe ai. E dashura e tij është 28 vjeçare dhe ka pasur disa afera më herët por ai ia ka falur.

Vitin e kaluar prindërit e mi e organizuan një festë për ditëlindjen e vëllait tim më të ri për 21 vjetorin e tij. Ai u deh shumë, kështu që mami dhe babi e morën atë dhe shkuan në shtëpi, ndërsa unë qëndrova ende.

E dashura e shokut tim punon në atë lokal dhe ajo po e pastronte atë pas festës. Unë qëndrova që t’i ndihmoja asaj. Kjo na mori një orë kohë dhe më pas u ulëm për të pirë nga një pije.

Ne filluam të putheshim dhe ishte tërheqëse. Ne u pajtuam që të takoheshim sërish ditën tjetër, për të parë nëse ajo që ndjenim ishte reale. Ishte dhe ne përfunduam duke bërë seks të mahnitshëm.

Afera jonë ishe shumë e nxehtë dhe zgjati për një muaj. Më pas shoku im na zbuloi dhe ajo më tha se duhej të ndalonim së pari njëri tjetrin.

I pashë ata më pas jashtë së bashku dhe shoku im më injoroi mua. E dashura e tij nuk më foli por ne nuk mund t’i largonim sytë nga njëri tjetri. Unë mendoj për të 24 orë në ditë dhe e dua edhe më shumë se kur isha me të.

Ajo u nda nga ai muajin e kaluar. Ajo e di se si ndihem për të sepse unë i kam dërguar lule dhe i kam dërguar mesazhe duke i treguar se e dua. Ajo nuk më është përgjigjur dhe nuk e di çfarë të bëj.

Po më bën të sëmurem. Ajo është dashuria e jetës sime. Unë kam qenë i martuar dy herë. Herën e parë kam qenë vetëm 18 vjet dhe ka zgjatur një vit.

Unë e njoha dikë pas divorcit dhe u martuam kur isha 21 vjet, por ne u ndamë tre vjet më parë.

Unë nuk dua ta harroj pasi e dua atë dhe mendoj se është e duhura, mirëpo unë e kam humbur mikun më të mirë për të.

Edhe sa kohë duhet të pres për të? Ka kaluar një vit pothuajse dhe unë nuk mund të pajtohem se ka qenë vetëm kohë e humbur.

Përgjigja e psikologes:

Nëse ajo është ndarë nga i dashuri i saj pas një lidhje pesë vjeçare, ajo nuk mund të takohet me ty aq shpejt, edhe nëse do.

Njerëzit mund të supozojnë se ajo ishte duke pasur një marrëdhënie me ju të gjithë së bashku.

Por ti ke të drejtë. Ti ke pritur një vit dhe nuk duhet të presësh më dhe të ëndërrosh për të.

Pyete atë që të të tregojë sinqerisht nëse sheh të ardhme me ty. Nëse ajo nuk të përgjigjet brenda dy javësh apo të thotë jo, atëherë humbi shpresat./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat