Këto janë ligjet më të çuditshme për seksin nëpër botë

Life style

Këto janë ligjet më të çuditshme për seksin nëpër botë

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 13:16
ilustrim

Seksi është një process shumë intim mes njerëzve, por edhe për të ka rregulla. Të paktën në disa vende të botës këto rregulla jnë të çuditshme dhe të forta. Por për sa i përket këtyre rregullave, nuk kemi të bëjmë vetëm me pjesën e seksit por edhe puthjet apo të tjera gjëra që përfshijnë atë. Nëse udhëtoni, bëni mirë të njihni ligjet e një shteti të caktuar, pasi mund të dënoheni në mënyrë të papritur. Këto janë ligjet më të çuditshme për seksin nëpër disa vende të botës

Në Vienë nuk mund të shkëmbeni puthje apo përkëdhelje në transportin publik.

Vendimi është marrë në vitin 2013, pas ankesave të shumta nga njerëzit ku çiftet putheshin apo përkëdheleshin në transportet buplike. Autoritetet që atëhere gjobisin çdo çift që kapet duke bërë këto gjeste në transporte publike. Gjoba është 50 euro.

Në Nepal pornografia është e ndaluar me ligj

Në Nepal çdo film me përmbajtje erotike apo skena nudizmi është i ndaluar, përfshirë këtu edhe filmat e Bollywood. Kjo është bërë për shkak të varësisë së madhe të të rinjve nga pornografia.

Nuk mund të bësh seks mbi motorr në Londër

Aventura të tilla seksuale mbi një motorr, mund t’ju kushtojnë shumë shtrenjtë në Londër. Kjo u bë për shkak se njerëzit filluan t praktikonin në masë këtë metodë duke rrezikuar kështu edhe jetën.

Femrat burgosen nëse tradhëtojnë në Egjipt

Nëse një femër kapet duke tradhëtuar bashkëshortin në Egjipt, dënohet me dy vite burg. Ndërsa mashkulli dënohet 6 muaj dhe vetëm nëse kapet duke tradhëtuar në shtëpi.

Në Indi është e ndaluar të puthesh në publik

Nëse dy persona kapen duke shkëmbyer puthje nëpër rrugët e Indisë, gjobiten ose dënohen. Skena të tilla janë të papranueshme në vend.

Vibratorët në Teksas janë të ndaluar

Është e çuditshme por Teksasi ka ligje të forta për lodrat seksuale. Është shumë më keq se sa të kapeni me armë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat