Ja çfarë të brendshmesh duhet të përdoni nëse visheni me të bardha

Life style

Ja çfarë të brendshmesh duhet të përdoni nëse visheni me të bardha

Më: 31 maj 2017 Në ora: 20:18
Ilustrim

Ardhja e stinës së pranverës, jo vetëm që ka sjellë temperatura të ngrohta dhe ditë me diell, por dhe shumë ngjyra.

Më në fund shpëtuam nga veshjet e trasha, këpucët dhe çizmet e rënda të dimrit, ngjyrat e tokës dhe nga hija e zymtë e  grisë. Pranvera ka nevojë për gjallëri dhe ngjyra.

E duke u ndalur këto të fundit, ndoshta ka ardhur koha t’i hidhni një sy garderobës dhe të përzgjidhni që tani veshjet që ju duhen për këtë kohë, ku sigurisht nuk mungon e bardha.

Në fakt është e pamundur të mos keni të paktën të palë pantallona, fund ose fustan të bardhë në pirgun e veshjeve tuaja. Por frika më e madhe e femrave kur bëhet fjalë për veshjet e bardha, nuk janë njollat të ngjitura pas veshjes, por si të zgjedhin të brendshmet e duhura.

Sigruisht që do të ishte çmenduri të guxonit me të brendshme të kuqe ose të verdha ndërkohë që keni veshur një fustan të bardhë ngjitur pas trupit. Për shumë kohë keni besuar se për veshjet e bardha duhen gjithmonë të brendshme të bardha. Gaboheni !

Edhe pse mund të vishni një palë perizoma ose boksera, sërish do të dukeni. Sipas ekspertëve të modës, të brendshmet në ngjyrë trupi (nude) janë zgjidhja ideale. Nuk lejojnë që syrat kuriozë të shikojnë përtej copës së veshjes dhe ju japin një ndjenjë rehatie.

Provojini, pranvera ka ardhur tashmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat