Rrëfimi i 26 vjeçarit: Bëra seks me kushërirën 19 vjeçare, por më shokoi kur ajo më tha që...

Life style

Rrëfimi i 26 vjeçarit: Bëra seks me kushërirën 19 vjeçare, por më shokoi kur ajo më tha që...

Nga: BOTA SOT Më: 29 maj 2017 Në ora: 22:18
Ilustrim

Një djalë 26 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se ka bërë seks me kushërirën e tij 19 vjeçe, e cila i ka thënë se tashmë ka mbetur shtatzënë me të, përcjell Bota sot.

Djali që jeton në Dubai tregon se është shokuar me të kuptuar lajmin, derisa rrëfen se kishte bërë seks në një festë gjatë qëndrimit tek familja në Britani.

Lexojeni rrëfimin e tij të plotë:

Kam bërë seks me kushërirën time në një festë familjare, para se të fillonim punën dhe tani ajo më ka treguar se është shtatzënë dhe se dëshiron që ta mbajë foshnjën.

Unë jam 26 vjet dhe e kam fituar mundësinë që të punoj në një kompani si inxhinier për dy vite dhe unë me të vërtetë e shijoj punën dhe jetën në Dubai.

Çdo tre muaj unë vi për pushime në vendlindje në Britani dhe kjo ishte hera e parë që erdha nga Dubai. Kalova kohë të mrekullueshme. Në natën time të fundit familja ime organizoi një festë. Ne të gjithë pimë shumë dhe qëndruam deri në orët e hershme të mëngjesit. Shumë prej shokëve qëndruan aty duke fjetur në dhoma të ndryshme.

Kushërira ime po qëndronte aty atë natë dhe unë i lashë dhomën time por unë vendosa që ta shfrytëzoja paksa shtratin time pasi ishte i dyfishtë, sepse doja që të flija para se të udhëtoja.

Ajo shkoi në banjo për tu ndërruar, por u kthye krejtësisht e zhveshur dhe u ul afër meje.

Unë ndihesha shumë i zënë ngushtë por ajo shpejt e ndryshoi situatën duke më pyetur nëse isha në rregull.

Ajo më tha se do t’i mungoja shumë dhe më pas më puthi. Një gjë çoi tek tjetra dhe ne bëmë seks. Ishte shumë mirë edhe pse të dy ishim të dehur.

Unë shkova në mëngjes sepse ndihesha shumë keq për atë që ndodhi. Kam menduar për të në këto ditë, por së fundmi kam marrë një email nga ajo, që më ka shokuar.

Ajo më ka shkruar se ajo ka bërë një test shtatzënie dhe se është pozitiv dhe ajo është e lumtur. Ajo është 19 vjet dhe nuk ka punë e jeton ende me prindërit.

Si do t’ua shpjegoj këtë unë familjes dhe miqve?

Unë ndihem sikur idiot.

Përgjigja e psikologes:

Ti ke qenë idiot por merr thellë frymë dhe mos bëj panik. Kushërira jote është shumë e re por ajo ka qenë shumë e fortë me ty.

Në këtë fazë ti nuk mund të jesh 100 për qind i sigurt se është fëmija yt. Por ti nuk mund ta zgjidhësh këtë përmes një emaili. Ju të dy keni nevojë të flisni, të keni një kontakt vizual.

Është legale dhe në Britani secili martohet me kushërinj, edhe pse familja jote mund të mos jetë e lumtur.

Ajo që është shqetësuese ka të bëjë me faktin se ju nuk keni pasur një lidhje të fortë, kështu që ju duhet të keni një bisedë nëse mund të prindëroni bashkë.

Fol me të se të kesh fëmijë nuk është romantike dhe nuk të lejon të kesh një karrierë të duhur. Dhe thuaj asaj se dëshiron që ta bësh testin e ADN-së./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat