Shokon 20 vjeçarja: Bëra seks me 10 meshkuj për vetëm një muaj, pasi i dashuri im më...

Life style

Shokon 20 vjeçarja: Bëra seks me 10 meshkuj për vetëm një muaj, pasi i dashuri im më...

Nga: BOTA SOT Më: 16 maj 2017 Në ora: 17:49
Ilustrim

Një vajzë 20 vjeçare ka rrëfyer historinë e trishtë dhe tronditëse për The Sun, ku ka treguar se pasi i dashuri e ka tradhtuar dhe më pas e ka lënë, ajo ka filluar të dalë me meshkuj të panjohur për vetëm një natë për seks, përcjell Bota sot.

E dëshpëruar, vajza thotë se dëshiron vetëm vëmendje dhe se ka bërë seks me 10 meshkuj për një muaj.

Ky është rrëfimi i plotë i saj:

Unë kam dalë nga binarët që kur më braktisi i dashuri im.

Kam bërë seks me 10 meshkuj për një muaj.

Nuk e di çka nuk është në rregull me mua. Ndihem sikur një biçikletë fshati.

Jam 20 vjeçare dhe kam qenë në lidhje me një djalë prej një viti.

Ai është 24 vjet dhe më ka tradhtuar.

Kur u ballafaqova me të ai e përfundoi lidhjen tonë.

Ai ishte abuziv psiqikisht disa herë kur ne ishim bashkë por unë gjithmonë mendoja për kohërat e lumtura që ne kishim bashkë.

Shoqja ime e punës del në klube të enjten, premten dhe shtunën në mbrëmje.

Ajo është 24 vjet dhe del me djem të ndryshëm dhe pi pije të paguara nga ata për të.

Unë shkova me të para disa muajsh.

Unë nuk jam përdoruese e alkoolit kështu që unë qëndrova në një qoshe me një pije joalkoolike dhe vallëzova disa herë me shoqen time.

Natën tjetër kur ne shkuam piva dhe pak verë. Më ra në kokë.

U relaksova dhe më pas dy djem erdhën për të folur me ne dhe më pas njëri nga ta më puthi mua.

Ne dolëm jashtë dhe ai i kishte çelësat e veturës së mikut të tij.

Ne u ulëm në ulësen e pasme dhe ai filloi të më puthte e të më prekte dhe më vendoste duart në gjoksin tim. Ne bëmë seks, por edhe pasi nuk ishte më i miri që kisha pasur, unë e fitova vëmendjen.

Ne u kthyem sërish në klub dhe nuk ja dija as emrin atij. Të shtunën mbrëma unë isha sërish e dehur.

E putha një djalë më pas shkova tek një tjetër, e mora she shkuam në tualet e më pas bëmë seks.

Unë jam bërë e tmerrshme që nga ajo kohë, duke puthur e duke bërë seks me secilin që më jep vëmendje.

Sapo të marr pak dobësi apo lajka nga një djalë, unë dua që ta braktis atë në mënyrë të shpejtë.

Por ata kurrë nuk duan të më shohin më pas natës së parë.

Përgjigja e psikologes:

Burrat janë në përgjithësi me mendje literale.

Nëse keni marrëdhënie seksuale me ta herën e parë që i takoni, ata do të mendojnë se është ajo që ju jeni të lumtur për të vendosur - por duke e bërë këtë, ju nuk jeni duke e respektuar veten.

Ti je duke dashur që të ndihesh e dëshiruar dhe e çmuar, por me këto marrëdhënie për një natë, pa ndjenja, ti do të ndihesh e mashtruar dhe e përdorur.

Nuk janë vetëm ndjenjat e tua që i ke në rrezik. A je duke përdorur mbrojtje efektive?

Nëse jo, ti je në rrezik të infektohesh me STI apo të mbetesh shtatzënë.

Ndryshoje sjelljen tënde dhe do të shohësh se si meshkujt do të ndryshojnë mënyrën se si sillen me ty./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat