Tmerrohet: Ndez televizorin dhe sheh të dashurën live në emision duke bërë seks

Life style

Tmerrohet: Ndez televizorin dhe sheh të dashurën live në emision duke bërë seks

Më: 16 maj 2017 Në ora: 15:11
Ndez televizorin dhe sheh të dashurën live në emision duke bërë seks

Një serb i ka akuzuar producentët e një emisioni televiziv në Beograd se e kanë përdorur të dashurën e tij për ta rritur shikueshmërinë e emisionit të tyre, pasi që ai e kishte parë rastësisht të dashurën e vet duke bërë seks me një burrë live në emisionin serb të stilit Big Brother.

Mirela Lapanovic dhe shoku i saj i dhomës në emision, Milutin Radosavljevic, janë parë të mbuluar bashkë në shtrat në njërën prej episodeve të emisionit “Çiftët”, e xhiruar në kryeqytetin serb, Beograd.

Por, i dashuri i Mirelas, Andrej Laharnar, i ka parë skenat eksplicite, pasi që emisioni ishte transmetuar live.

Ai ka thënë: “Sikur ata t’ia tregonin pamjet asaj, ajo do të tronditej.”

Po ashtu, ai ka pohuar se droga përdoren nga personat e përfshirë në emisionin kontrovers, shkruan Mail Online.

Vitin e kaluar, ky emision ishte bërë hit në media pas publikimit të pamjeve kur një burrë e rreh bashkëshorten e vet në emision.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat