Këshilla se si të pajtoheni me partnerin pas një zënke

Life style

Këshilla se si të pajtoheni me partnerin pas një zënke

Më: 16 maj 2017 Në ora: 09:50
Ilustrim

Mosmarrëveshjet shpesh çojnë në argumente midis çifteve.

A ka ndonjë mënyrë për të mos argumentuar fare? Nuk ka mundësi. Të gjitha çiftet zihen, por Bright Side jep disa këshilla se si të jeni në harmoni me dashurinë e jetës suaj pas një zënke, edhe nëse ka qenë shumë serioze.

Numëroni deri në 10, e gjitha çfarë ju duhet është të merrni frymë thellë dhe të numëroni deri në 10 për t’u qetësuar, funksionon me të vërtetë.

Mos u përpiqni të fitoni, nuk është gjithmonë nevoja të dilni fitues nga ajo zënkë. Në një mosmarrëveshje me dashurinë e jetës, nuk ka gjëra që ju bëjnë fitues apo humbës. Edhe nëse ndjeheni të fortë, nuk do të jetë diçka e rëndësishme.

Disa çështje thjesht nuk meritojnë të diskutohen. Është shumë normale të keni mendime të ndryshme për një temë të caktuar. Por ka shumë prej tyre që nuk ja vlejnë të diskutohen.

Jepini partnerit tuaj një përqafim. Kujto se përballë e ke dashurinë e jetës tënde dhe ajo çfarë ju duhet gjithmonë është një përqafim i ngrohtë.

Është normale të shkoni në shtrat i nevrikosur. Mos u merakosni, asgjë e keqe s’do të ndodhë në marrëdhënien tuaj gjatë natës.

Bëhuni pak qesharak. Tregojani njëri-tjetrin ndonjë barsoletë. Mos u mundoni të mbani inat me partnerin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat