Rrëfehet 39 vjeçari: Po luftoj të pajtohem me gruan time, por seksi me tjetrën më kushtoi shtrenjtë pasi ajo...

Life style

Rrëfehet 39 vjeçari: Po luftoj të pajtohem me gruan time, por seksi me tjetrën më kushtoi shtrenjtë pasi ajo...

Nga: BOTA SOT Më: 15 maj 2017 Në ora: 17:03
Ilustrim

Një burrë 39 vjeçar, ka rrëfyer për The Sun se është ndarë me gruan për një kohë, por në ndërkohë ai ka bërë seks me një grua tjetër dhe tani ajo po i thotë se është shtatzënë me të, përcjell Bota sot.

Burri thotë se e do gruan e tij dhe shpreson që gjërat mes tyre të rregullohen, por tani që e dashura i ka thënë se është shtatzënë ai thotë se nuk ka shpresa dhe nuk e di çka të bëjë.

Lexojeni rrëfimin e tij të plotë:

Kam bërë seks të mahnitshëm me një femër tjetër derisa unë dhe gruaja ime ishim të ndarë.

Tani ajo thotë se është shtatzënë dhe mundësitë për tu kthyer me gruan time po shkatërrohen.

Unë jam 39 vjet, ndërsa gruaja ime është 35 dhe e dua atë shumë.

Ne nuk po shkonim mirë dhe vendosëm që për pak të ndaheshim.

Jeta jonë seksuale kishte rënë dhe ne më nuk po silleshim si do të duhej të sillej një çift i martuar.

Tani e kam kuptuar se ajo është e vetmja për mua dhe dua të jem me të.

Problemi është gruaja të cilën e kam njohur në një klub dhe kam qenë duke bërë seks me të.

Ajo është 33 vjet. Unë i bleva pije dhe e kuptoi se isha i vetmuar e më ftoi në banesën e saj.

Në momentin që ne arritëm në banesën e saj ajo filloi të ma hiqte këmishën.

E kuptova se kjo ishte arsyeja që unë isha i dëshpëruar, pra kontakti i afërt me njerëz, sidomos seksi.

Ne filluam aferën duke u takuar një herë në javë.

Por aty nuk kishte dashuri, të paktën nga ana ime.

Ajo ndoshta i ka parë gjërat në një mënyrë tjetër, por nëse e ka bërë mua nuk më ka interesuar.

Unë doja vetëm seks dhe më pas të kthehesha në vendim tim i vetmuar dhe të mendoja se sa shumë më mungonte gruaja ime.

E di se jam sjellë keq gjatë martesës sonë, pasi kam pasur edhe të dashura të tjera.

Sa herë që flisja me gruan time që të më jepte edhe një shans dhe të fillonim nga e para, ajo gjithmonë më kujtonte të kaluarën time.

Kur ajo e bënte atë, unë fillova sërish me sjelljen e vjetër në tradhti.

Unë ende shpresova që të rregulloheshin gjërat me martesën shumë, derisa e dashura më tregoi se është shtatzënë.

Tani nuk e di çka të bëj. Nëse gruaja ime e kupton këtë, gjithçka do të përfundojë.

Përgjigja e psikologes:

Nuk tingëllon që ke parë të ardhme me të dashurën tënde, pa marrë parasysh atë që ka ndodhur me martesën tënde.

Është keq nëse ajo ka menduar që ti je serioz, por është dashur të jesh i ndershëm me të dhe t’i tregosh se nuk mendon se lidhja juaj do të funksionojë.

Ajo ka nevojë ta di në mënyrë që të vazhdojë me shtatzëninë e saj.

Nëse ajo dëshiron ta ketë fëmijën, ti duhet ta bësh ADN-në që ta vërtetosh se fëmija është i yti e atëherë do të duhet të kujdesesh për fëmijën tënd.

Në këtë rast, ti duhet të jesh i ndershëm me gruan tënde dhe t’i tregosh./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat