A mund të falim sërish pas tradhtisë?

Life style

A mund të falim sërish pas tradhtisë?

Më: 15 maj 2017 Në ora: 07:53
Ilustrim

E vetmja mënyrë për të gjetur qetësinë dhe për të ribalancuar marrëdhëniet është falja.

Fjala falje është një nga më të ndërlikuarat për t’u interpretuar dhe mbi të gjitha për t’u jetuar. Në aspektin psikologjik është shumë delikate, gjendet në thellësinë tonë, është e veçantë dhe mjaft subjektive. Prandaj të flasësh për të është vërtet e ndërlikuar. Natyrisht që të falësh nuk do të thotë të durosh, gjë që ndodh rëndom kur një tradhti nga ana e partnerit plagos thellësisht vetë personin dhe lidhjen sentimentale.

Përballë një ngjarjeje të këtij lloji mund të ketë reagime shumë të ndryshme, por nëse personi i tradhtuar vendos të mos e ndërpresë marrëdhënien dhe të qëndrojë sërish me tjetrin, duhet të arrijë të gjejë mënyrën e duhur për ta menaxhuar situatën. Përndryshe rreziku pas tradhtisë do të ishte ai i një vuajtjeje të madhe, që me kalimin e kohës mund ta ndryshojë thellësisht marrëdhënien, duke e mbyllur e duke e shtyrë drejt sjelljeve që në gjendje normale nuk do të ishin bërë kurrë.

Nëse nuk keni mentalitetin “nuk ka gjë, le të shkojë dhe kjo” – dhe është e logjikshme, sepse çdo njeri e jeton dhe e koncepton dashurinë sipas mënyrës së vet – atëherë ju nuk duhet të përpiqeni të duroni lodhjen e tradhtisë, duke u sjellë në mënyrë të panatyrshme dhe duke mbytur veten. Duke qëndruar bashkë, duke u shtirur sikur nuk ka ndodhur asgjë, rrezikoni jo vetëm që ta thelloni ndarjen, por ta shndërroni marrëdhënien në një lloj “kalvari”.

Gjëja më e mirë është që ta shikoni tradhtinë në të njëjtën mënyrë që shihet një simptomë, ose si diçka që jep një shenjë, ndoshta jo menjëherë, por të dallueshme nëse i kushtoni rëndësi. Një simptomë që në fakt nuk duhet duruar, por kuruar në qoftë se është e mundur dhe shpeshherë kura arrihet përmes procesit të ndryshimit.

Nëse një person beson se e ka falur aventurën e partnerit dhe pastaj fillon të hetojë rreth tij, duke kontrolluar të gjitha veprimet që bën, lëvizjet dhe çdo aspekt të jetës së tij me shpresën/frikën e gjetjes së ndonjë shenje, atëherë kjo do të thotë se falja është vetëm sipërfaqësore, se tradhtia nuk është pranuar dhe se nuk ka qenë e mundur të kthesh faqe: personi i tradhtuar nuk vazhdon të mos e lexojë realitetin e çiftit rrotullues, vështirësitë që kjo sjell me vete dhe shenjën e lënë nga tradhtia.
Për më tepër besimi te partneri mungon, duke bërë kështu që të humbasë edhe mundësia e dialogut të vërtetë dhe frytdhënës. Partnerja mendon se ai vazhdon të ketë aventura të tjera dhe krijon iluzione duke menduar se mund t’i parandalojë duke e kontrolluar, që në fakt mund të shmanget në çdo kohë. E gjithë kjo, përveç se është e dhimbshme, është gjithmonë e dëmshme, për shkak se krijon një klimë tensionuese, dyshime dhe hamendësime që pengojnë jetën e çiftit.

Në fakt, personi i tradhtuar, në vend që t’i kushtojë kaq shumë energji dhe vëmendje partnerit, mund të fokusohet te vetja; në vend që të ushtrojë kontroll mbi jetën e shokut, mund t’i vërë vetes qëllim që “t’i dëgjojnë” më mirë ndjenjat dhe emocionet, duke shmangur tradhtinë, që më e keqja është ajo ndaj vetes.

Vetëm kështu mund t’i jepni më shumë kuptim jetës dhe të shëroni besimin (duke përfshirë këtu edhe aftësinë për të dashur), dhe do të jeni më të vendosur për të zgjidhur në një mënyrë ose në një tjetër gjërat tuaja, një krizë që ju prek më nga afër. Kjo është e vetmja mënyrë për të gjetur qetësinë, për të vendosur më mirë, për të ribalancuar marrëdhëniet duke gjetur një ekuilibër të ri; me fjalë të tjera, kjo është rruga e vetme për ta falur vërtet tradhtinë dhe për të zgjedhur nëse doni apo jo ta vazhdoni lidhjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat