20 vjeçarja: Nuk mund të rri pa bërë seks por i dashuri është në punë dhe unë po...

Life style

20 vjeçarja: Nuk mund të rri pa bërë seks por i dashuri është në punë dhe unë po...

Nga: BOTA SOT Më: 12 maj 2017 Në ora: 16:26
Ilustrim

Një vajzë 20 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se pas ndarjes me të dashurin pas 3 vjetësh, tani është në lidhje me një djalë 23 vjet që i ka thënë që të nisin gjërat ngadalë, por ajo ka bërë seks me të në takimin e dytë dhe është e varur nga seksi, përcjell Bota sot.

Vajza tregon se nuk mund të qëndrojë pa bërë seks dhe ka frikë se do ta tradhtojë të dashurin.

Letra e plotë e saj:

I dashuri im i ri dëshiron që gjërat të shkojnë ngadalë por unë i kam kërkuar seks që në takimin e dytë.

Nuk mund të flas me të e të mos mendoj për seks dhe mendoj se jam e varur.

Jam 20 vjet dhe punoj në një qendër të thirrjeve (call center). Sapo kam përfunduar një lidhje tre vjeçare, ku unë e kam tradhtuar të dashurin shumë herë.

Djemve ju pëlqej dhe jam e aftë që ta kem secilin që dua, edhe pse ata janë të dhënë vetëm pas një gjëje. Pas kësaj, është ajo që djemtë presin.

E njoha të dashurin aktual kur isha jashtë me shoqet. Më kishte rënë telefoni dhe nuk e kisha vërejtur. Ai e kishte dhe vrapo për të ma dhënë.

Ai është 23 vjet dhe punon në një garazhë dhe është krejtësisht ndryshe nga djemtë e tjerë që unë i kam njohur. Ai është shumë i ëmbël, i mirë dhe ka shumë konsideratë ndaj meje.

Askush nuk është brengosur se si ndihem unë më parë.

Ai më ftoi në takim dhe më trajtoi si një princeshë. Ai më pyeti nëse dëshiroj që të jem e dashura e tij dhe më tha se dëshiron që t’i marrim gjërat ngadalë.

U solla mirë në takimin e parë, por në takimin e dytë ne shkuam në një klub nate. Unë piva dhe më pas kur ai më dërgoi në shtëpi, unë isha mbi të duke e prekur seksualisht.

Nuk mund ta ndaloja veten dhe ai nuk mund të më rezistonte mua.

Seksi ishte i mirë dhe ai ishte shumë i mirë me mua edhe më pas, por mendoj se ka mbetur pak i shokuar. Isha shumë e marrë që u silla kështu.

Jam e frikësuar se do ta tradhtoj atë, pasi dua të bëj seks tërë kohën, ndërsa i dashuri punon gjatë dhe thotë se nuk mund të shihemi çdo natë.

E di se duhet të përmbahem dhe të pres për atë që të bëj seks me të.

Ai është gjëja më e mirë që më ka ndodhur dhe nuk dua ta humbas por kam frikë se nuk do të mund t’i vë gjërat në vendin e duhur.

Përgjigja e psikologes:

Është e vërtetë se djemtë kanë dëshirë të ndjehen se janë duke marrë ritmin seksualisht shumicën e kohës, edhe pse ata bëjnë si një vajzë që i përgjigjet me padurim.

A është e vërtetë se tensioni seksual brenda teje të shtyn që të tradhtosh apo të duash të ndihesh e dëshiruar?

Ju mund të lehtësoni tensionin seksual pa e përfshirë askënd tjetër.

Por nëse përvoja e mëhershme të ka bërë që të mendosh se femrat vlerësohen për vetëm një gjë, vetëbesimi i ulët mund të ju bëjë të ndiheni më pak e dëshiruar./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat