Si të flasësh hapur me fëmijën tënd për seksin

Life style

Si të flasësh hapur me fëmijën tënd për seksin

Më: 8 maj 2017 Në ora: 23:16
Ilustrim

Fluturat në stomak, shoqëria, ndihesh ose jo mirë me të mbajturit e dorës së një fëmije tjetër.

Këto janë disa prej shenjave dhe mënyrave se si mund t’u flitet fëmijëve të vegjël për të pasurit e një ndjenje karshi një fëmije tjetër.

Bëhet fjalë për fëmijët 4, 5 apo 6-vjeçar, ndërkohë që fëmijët në moshën 9-vjeçare informohen për ndryshimet që pëson trupi në moshën e pubertetit dhe marrëdhëniet romantike që mund të krijojnë në atë moshë.

Kjo ndodh me fëmijët holandezë, që në shumë studime cilësohen si fëmijët më të lumtur në botë.

Çdo pranverë, fëmijët holandezë të moshave 6-12 vjeç përfshihen në një program edukimi njëjavor për seksin.

Qëllimi i këtyre programeve është të informojë dhe krijojë kushtet te fëmijët për dashuri, diskurs të ndershëm me shokët dhe shoqet, ndjenjat, kufijtë mes njëri-tjetrit, seksin etj.

Kjo është një procedurë krejt e ndryshme nga ajo që mësojnë fëmijët në vende të tjera, ku të folurit për seksin dhe raportet me njëri-tjetrin mund të jetë një problem që është e vështirë të kuptohet nga fëmijët pasi nuk marrin edukimin e duhur.

80% e fëmijëve amerikanë dhe adoleshentëve nuk marrin formimin e duhur për seksin përpara se të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Në bazë të studimeve, ata kanë numrin më të lartë të shtatzënisë së padëshiruar në moshat e adoleshencës te vajzat, ndikuar edhe nga mungesa e informimit.

Por gjithashtu në bazë të raporteve, vajzat në Holandë nuk kryejnë raporte seksuale para moshës që e kryejnë amerikanet, edhe pse ato marrin info për seksin që në fëmijëri.

Madje kjo nuk ndodh edhe pse prindërit holandezë mund t’i lejojnë vajzat të flenë me djalin që kanë qejf që në moshën 10- vjeçare.

Në të kundërt nga ata, prindërit amerikanë nuk flasin lirisht me fëmijët për seksin dhe informacioni në raste të tilla merret kryesisht nga televizioni, videot në internet etj, shkruan blitz.al. Kjo temë është një nga ato për të cilat fëmijët holandezë jo më kot renditen si fëmijët më të lumtur në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat