Mëngjesi është koha më e mirë për seks

Life style

Mëngjesi është koha më e mirë për seks

Më: 8 maj 2017 Në ora: 07:16
ilustrim

Të bërit dashuri në mëngjes përveçse një përshëndetje shumë e veçantë për të nisur ditën, është edhe një mënyrë që ndikon mjaft pozitivisht në humorin, fizikun, marrëdhënien tuaj në çift, por mbi të gjitha aftësinë e ngjizjes. Ora ideale, madje gjysmë ora është nga 6 e 30 deri në orën 7 para mëngjesit, sepse dihet është më mirë të ndjehesh i lehtë para se të bësh seks…

Sipas specialistëve të një qendre kërkimore në qytetin e Torinos, çelësi për të ngjizur një fëmijë të shëndetshëm është përmes aktivitetit seksual të mëngjesit.

Në mbrëmje ka momente në të cilat, larg nga aktivitetet e përditshme çiftet mund të kenë intimitetin e tyre të qetë dhe të çlirët, por është e vërtetë që ndonjëherë në mbrëmje partnerët ndihen të lodhur dhe me dëshirën e vetme për të fjetur. Lodhja përbën, në fakt, një nga arsyet kryesore të refuzimit të seksit, si për meshkujt dhe për femrat, kur energjitë e ruajtura për të provuar ndjenjën që i ndez partnerët veniten plotësisht pas një dite të lodhshme të mbushur me impenjime.

Në të kundërtën, mëngjesi të fal një ndjesi totalisht të ndryshme, me mendjen e freskët, trupin e qetësuar, nervat e çlodhur dhe është më e lehtë të ndjesh dëshirën për të rrëmbyer partneren dhe nisur ditën në një mënyrë të tillë aq eksituese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat