Në të 20-tat dush të vakët, në të 30-tat pini shumë ujë – ja pse!

Life style

Në të 20-tat dush të vakët, në të 30-tat pini shumë ujë – ja pse!

Më: 8 maj 2017 Në ora: 01:19
Foto ilustrim

Të qëndrosh në formë dhe e bukur, pavarësisht se keni mbushur disa vjet jetë, është gjithmonë synim i një gruaje.

Ndërkaq për të arritur një rezultat pozitiv në këtë drejtim, ju gjithmonë duhet të qëndroni aktiv në praktikumin e disa metodave paraprake për të shmangur plakjen dhe brishtësinë që sjell jeta për një femër.

Por, trapisti i lëkurës Erin Holohan, ka ndarë disa këshilla për bukurinë që i referohen çdo moshe:

Sipas saj 20 vjeçaret duhet të heqin dorë nga pirja e duhanit, e po ashtu duhet të përdorin krem për sy çdo ditë të vetme.

30 vjeçaret duhet të pijnë shumë ujë  dhe të hidratojnë trupin përpara se të shqyrtojnë botoksin.

Ndërsa 40 vjeçaret inkurajohen të shikojnë mundësitë për realizuar tatuazhet e vetullave dhe të qerpikëve.

E për fund 50 vjeçarët gjithmonë duhet poseduar si primare kremrat kundër rrudhave.

Për 20 vjeçaret këto mund të jenë rekomandimet:

Mos ngrehni sytë tuaj aq shumë me flokë

Lëreni duhanin

Merrni dush të vakët

Mos neglizhoni qafën dhe duart tuaja

Përdorni kremra për sy cdo ditë

Për 30 vjeçaret

Pastroni brushat e grimit rregullisht

Hani në mënyrë të shëndetshme, trupi juaj do të fillojë të arrijë kufirin e tij të toksicitetit.

Flini më shumë për të parandaluar ngjyrat e verdha dhe të errëta në fytyrën tuaj.

Për 40 vjeçaret

Investoni në produkte me cilësi të lartë

Ndaloni pirjen e duhanit dhe konsumimin e sheqerit.

Pini një gotë verë të kuqe në ditë – pasi disa kanë përqendrim më të lartë të antioksidantëve me shumë cilësi anti-plakje

Ushtroni çdo ditë

Rregulloni vetullat tuaja

Për 50 vjeçaret

Provoni zgjatjen e flokëve

Zgjidhni kontoure të lëngëta dhe jo përdorimine e  atyre pluhur.

Përdorni bronxet xhel për të ngrohur pamjet tuaj.

Vendosni balsam buzësh para buzëkuqit

Mbani dhëmbë të bukur dhe të bardhë

Bëjini vetes manikyr dhe zgjidhni ngjyra më të errëta pasi duart tuaja do të shfaqen më rinore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat