Shokon nëna e tre fëmijëve: Shoqja e fëmijërisë kujdesej për fëmijët e mi, unë bëja seks me ish të dashurin e saj, por burri...

Life style

Shokon nëna e tre fëmijëve: Shoqja e fëmijërisë kujdesej për fëmijët e mi, unë bëja seks me ish të dashurin e saj, por burri...

Nga: BOTA SOT Më: 3 maj 2017 Në ora: 10:19
Ilustrim

Një grua 35 vjeçare, nënë e tre fëmijëve ka rrëfyer për The Sun se është në lidhje të fshehtë me ish të dashurin e shoqes së ngushtë, me të cilën njihet që nga shkolla fillore, përcjell Bota sot.

Ajo ka treguar se shoqja e saj kishte ardhur për tu kujdesur për fëmijët e saj, ndërsa që gruaja ka shkuar në klub dhe më pas ka bërë seks me ish të dashurin e saj dhe vazhdon ta bëjë këtë.

Rrëfimi i saj i plotë:

Kam bërë një gjë të tmerrshme, pasi kam bërë seks me ish të dashurin e shoqes së ngushtë edhe pse unë kam partner dhe tre fëmijë.

Unë jam 35, ndërsa babai i fëmijëve të mi është 35 vjeçar dhe punon shumë, andaj nuk shihemi shumë.

Shoqja ime, që e njoh që nga shkolla fillore më tha që do të kujdesej për fëmijët, që unë të dilja një natë në mbrëmja nga rutina.

E shfrytëzova këtë shans dhe vendosa të bëja diçka që nuk kisha bërë kurrë.

Unë shkova vet në një klub, mora pije dhe u ula dhe u ndjeva për herë të parë si e rritur në këtë moshë.

Ish i dashuri i shoqes sime u ul afër meje dhe filluam të bisedonim. Ai është 33 vjet.

Ne kaluam për mrekulli dhe ai më ofroi edhe një pije në shtëpinë e tij derisa më kthente në shtëpinë time.

E dija se çka do të ndodhte por shkova dhe nuk mund të besoj se çfarë kam bërë.

Ai filloi të më puthë dhe të më heq rrobat sapo e mbyllëm derën.

E lashë atë të më dërgonte në dhomë dhe ne i kaluam disa orë duke bërë seks, sikur që kishte vite që nuk kisha bërë.

Nuk mund ta shikoja shoqen time në sy kur u ktheva në shtëpi.

Isha e brengosur se ajo do të ma shihte fytyrën por ajo më dha raport vetëm për fëmijët.

E di se është gjë e marrë, por e gjitha që e mendoj tani është ta bëj sërish. Ndihem sikur trupi im është ringjallur.

Unë mendoj nëse mund ta thërras atë dhe të mendoj se çka do të bëjmë herën tjetër kur të kemi mundësinë të jemi bashkë.

Nuk mund të bëj seks më me burrin, por ai i pranon arsyetimet e mia.

I dashuri im më ka thënë se nuk do t’i tregojë askujt por kam frikë se dikush mund ta kuptojë.

Përgjigja e psikologes:

Nëse nuk dëshiron që bota ta kuptojë për këtë, merre si mësim këtë dhe ndalu.

Mësimi është se faji është një ndjenjë e parehatshme. Ti duhet të ndalosh që të mos humbasësh çdo gjë që ke. Bisedo me partnerin kur jeni të qetë dhe fëmijët janë në gjumë.

Thuaj atij se të mungon pasi nuk jeni shpesh bashkë dhe se nuk ndihesh mirë se nuk bëni më seks.

Pyete atë nëse mund ta rregullojë orarin në punë që të jetë më shumë në shtëpi.

Ti nuk mund të kesh një marrëdhënie të dashur dhe të bësh seks me të dashurin tënd, pasi ju nuk mund të jeni bashkë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat