Femrat, më të përgjegjshme për ambientin

Life style

Femrat, më të përgjegjshme për ambientin

Më: 1 maj 2017 Në ora: 20:13
Ilustrim

Të themi të vërtetën: gjë që pritet! Gjithmonë më të vëmendshme ndaj shëndetit tonë dhe të familjes, ne femrat e mundim seksin e kundërt kur bëhet fjalë për qëndrueshmërinë e ambientit. Kështu thotë studimi i Komisionit Europian.

Interesi për mbrojtjen e ambientit dhe konsumin e vetëdijshëm është në rritje, por janë femrat kampione të vërteta përsa i përket sjelljes mbi mjedisin. Janë më të vëmendshme dhe jo vetëm: krahasuar me meshkujt, kanë një pozicion më aktiv duke marrë pjesë në konferenca, aktivitete shoqatash, financimit të iniciativave ambientaliste.

Studimi i KE thotë se përveç kësaj femrat angazhohen më shumë edhe në zakonet ekologjike edhe në sferën shtëpiake dhe private. Femrat janë përgjegjëse për blerjet në familje, shpenzimet e përditshme me një përpjekje pragmatike dhe më të vetëdijshme përsa i përket mbrojtjes së ambientit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat