Nuset po kërkojnë buqeta me perime dhe nga lulet

Life style

Nuset po kërkojnë buqeta me perime dhe nga lulet

Më: 1 maj 2017 Në ora: 19:27
Ilustrim

Tracey Griffin nga një organizatë që merret me kultivimin dhe dekorimin me lule në Britani të Madhe, ka zbuluar se nuset po kërkojnë buqeta që janë të punuara edhe nga perimet.

Hedhja e luleve është një nga momentet më të veçanta të dasmës, por beqaret duhet të kenë kujdes, sepse ato mund të jenë më të rënda se që është pritur.

Image
Buqeta e punuar me perime dhe barishte

Pos luleve, po kërkohet që të aranzhohen me kaktus, apo bimë të ndryshme që janë karakteristike për ndonjë vend , që nuk janë përdorur më parë në buqeta.

“Tashmë nuset janë më mendje hapura dhe dinë çka duan, mbi të gjitha nuk e pyesin vjehrrën për të gjitha”, ka thënë Griffin lidhur me rastin.

Meqenëse shumë nuse nuk janë rritur me lule, por me bimë apo pemë, ato po duan që në buqetën e martesës, të kenë barishtet e tyre të preferuara. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat