Çfarë tregon forma e buzëkuqit tuaj për personalitetin tuaj

Life style

Çfarë tregon forma e buzëkuqit tuaj për personalitetin tuaj

Më: 30 prill 2017 Në ora: 22:24
Ilustrim

Nëse jeni përdoruese e buzëkuqit, e keni të njohur këtë fakt- pa marrë parasysh sa mundoheni që ta mbani formën e buzëkuqit të barabartë, për disa arsye, buzët e juaja gjithmonë krijojnë një formë të caktuar në buzëkuq.

Të rrumbullakët? Konkave? Diagonale? Të gjithë ne i kemi format tona ndërsa tani, një studim tregon se çfarë tregon forma për personalitetin tuaj.

Të rrumbullakët

Kjo formë tregon se jeni e butë dhe e dashur. Nëse nuk keni skaje të egra rreth buzëkuqit tuaj, d.t.th se jeni fanse e madhe e bukurisë dhe harmonisë. Ngjyra juaj është ajo rozë.

Konkave

Nëse buzëkuqi juaj krijon pellg në mes, kjo do nënkuptonte se jeni një vajzë miqësore dhe aventureske. Me siguri jeni shpesh në lëvizje dhe nuk dëshironi të jeni në përputhje me normat.

Diagonale

Jeni ambicioze dhe përplot me pasion? Me siguri i takoni llojit të femrës me buzëkuq diagonal. Me sa duket, nëse maja e buzëkuqit është e rrëpirë atëherë ju jeni tip që synon lart dhe përpiqet me çmos për t`ia arritur qëllimit. Ngjyra juaj e preferuar është e kuqja.

Me majë

Maja në qendër të buzëkuqit tregon se jeni me vetëbesim dhe ju pëlqejnë sfidat. Keni personalitet të guximshëm dhe gjithmonë jeni personi që i planifikon fundjavat me mikeshat. Ngjyra juaj është e kumbullës.

E rrafshët

Bërthama e rrafshtë e buzëkuqit tregon për femër të ëmbël dhe të butë, por edhe të ndershme dhe të sinqertë. Jeni e njohur si person i besueshëm dhe për kujdesin që tregoni për të tjerët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat