“Unë jam ajo që bëj seks me burrin tënd, por…”

Life style

“Unë jam ajo që bëj seks me burrin tënd, por…”

Më: 30 prill 2017 Në ora: 22:01
Ilustrim

Ora është 11.30 p.m dhe unë po i shkruaj të dashurit tënd. Ok, jo domosdoshmërisht TY, personit që po e lexon këtë, por dikujt si ty. Një vajze që s’ja ka fare idenë se çfarë fotosh po më dërgon i dashuri i saj në këtë moment.

Po, pikërisht, unë jam “ajo tjetra”.

Nuk jam e përdalë edhe pse ju do të donit t’më quanit të tillë. Në të vërtetë jam një njeri mjaft i mirë. Kam familje dhe miq që më duan, nuk i përshatem fare stereotipit të “asaj tjetrës”. E keni parasysh, ato me një super Instagram, flokë gjithmonë të krehura, veshje firme dhe të kolme aty ku duhet. Pikërisht, më besoni, nuk jam aspak e tillë.

Nuk jam e veçantë. Nuk jam më e bukur se ty, më e qeshur, më me humor, apo më e mirë në shtrat. Nuk bëj one night stand-e dhe nuk dal natën me qëllimin specifik për të sjellë dikë në shtëpi. Nuk jam as gjuetare pasurish. Jam shumë shumë e thjeshtë dhe tejet reale.

E megjithatë të pesta lidhjet e mia, kanë qenë me meshkuj të lidhur.

Kam shoqe që nuk do të ishin kurrë ky person. Momentin që dëgjojnë se ai ka një të dashur, kaq ishte, avullojnë dhe e vendosin direkt në listën “jashtë qarkullimit”. Nuk e di pse unë jam ndryshe dhe tërhiqem vetëm nga ata që janë të “zënë”.

Një mik i ngushtë i imi mashkull, mendon se kjo është për shkak se unë kam sindromën e “çështjes së të angazhuarit ‘. Teoria e tij është se në qoftë se një djalë nuk është në dispozicion, ai është menjëherë tërheqës për mua sepse unë e di se lidhja me të nuk do t’më çoj realisht askund.

Terapeutisti që pashë për ca kohë thotë se kjo është e gjitha për shkak të pasigurisë sime të rrënjosur thellë  dhe nevojës  për të pasur një personalitet të legjitimuar dhe blah blah blah shumë fjalë të tjera terapish.

E kuptoj se çfarë do të thotë – në fakt kërkon goxha ego dhe kurajo nga një mashkull për të tradhtuar të dashurën e tij. Edhe pse, personalisht mendoj se filmat dhe librat që i dua aq shumë kanë deformuar mendjen time dhe më kanë bërë të varur me idenë e një romance të madhe që duhet të kapërcejë të gjitha pengesat (dmth ty) para se të mund të arrij “fundin e lumtur”.

Ajo që kurrë nuk pushon së më surprizuari është se sa shumë meshkuj janë kaq të gatshëm për të tradhtuar. Dhe nuk po flas për gjuetarët, po flas për meshkujt e thjeshtë, ata që e duan të dashurën e tyre, por me tundimin më të vogël bien pre e mëkatit.

Dhe prap përsëri, ndoshta është e thjeshtë, ndoshta njerëzit thjesht nuk janë bërë të jenë monogamë. Të paktën kjo është ajo që Eamon *, piloti amerikan që kam takuar në një hotel të Amerikës së Jugut, i tha të dashurës së tij në FaceTime … pak para se ai ta pyeste nëse mund të flinte me mua. Sigurisht, ajo tha jo. Dhe prap po sigurisht që ne “mëkatuam” gjithsesi.

Ajo që unë dua të bëj të qartë, është se nuk kam dashur kurrë të lëndoj njeri.  Mua thjesht sa më mungon ajo pjesë e trupit që duhet të ndiej keqardhje për ty.

Nuk jam një person pa zemër. Bëj bamirësi, qaj dhe bërtas nga dhimbja në humbjet familjare, nuk mund të duroj apo shoh një kafshë në vuajtje apo të frikësuar. Por ti? Ti nuk je e vërtetë për mua. Unë nuk të kam takuar. Nuk të njoh.

Dhe kjo më lejon të jem “ajo tjetra” pa faj, vetëm e frustruar që nuk mund ta shoh atë më shumë, sepse sonte është duke u prezantuar me prindërit e tu apo të ka nxjerë në darkë për ditëlindje.

Ndoshta do të kishte qenë ndryshe nëse do të isha unë e tradhtuara, por ja që nuk jam prandaj dhe s’mund ta kuptoj dhimbjen që vjen me zbulimin e pabesisë.

Ndonjëherë mendoj se jam e mallkuar. Qëkur tradhtova të dashurin në lidhjen time të parë serioze,  herë pas here  argëtohem me idenë se karma është ajo që ma bën të gjithë këtë dhe qesh me mua teksa më nxjer para rruge vetëm meshkuj “të zënë”.

Duke lënë shakatë mënjanë, realiteti i të qenit “ajo tjetra” është sa emocionues në fillim, aq dhe zhgënjyes dhe i tmerrshëm kur mendon se gjithmonë do të jesh zgjedhja e tij e dytë më e mirë, plotësuese, komplementare, por kurrë e para. Dhe kjo heq gjithë shkëlqimin.

Herët a vonë do të heq dorë nga ky ves, për të mirën time por, deri atëherë uroj i radhës mos të jetë pikërisht i dashuri yt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat