Të kujtosh çdo ditë të jetës

Life style

Të kujtosh çdo ditë të jetës

Më: 25 prill 2017 Në ora: 20:24
Ilustrim

Një australiane ka folur mbi atë që e quan kujtesën e çdo gjëje që ka kaluar në jetë, që kur ka qënë e porsalindur.

Rebecca Sharrock, 27 vjeçe, nga Brisbane është një nga 80 njerëzit në botë që ka sindromin e HSAM (Kujtimet e mëdha superiore autobiografike). Këto kushte të rralla shëndetësore i japin asaj fuqinë e kujtesës të çdo detaji në jetën e saj, përfshi dhuratat e mara për ditëlindjen e saj të parë. HSAM i jep gjithashtu aftësinë të mbajë informacionet, që do të thotë që ajo mund ta thotë përmendësh të gjithë librin e Harry Potter.

Megjithatë, HSAM e bën atë të ketë dhe kujtime të dhimbshme, përfshi ndarjet apo vuajtjet. Në një postim të quajtur: “Unë mund të mbaj mend që kur isha fëmijë i porsalindur”, Sharrock shkruan se kujtesa e saj e parë është kur ishte vetëm 12 ditëshe.

Duke përshkruar se si prindërit e saj kujdeseshin ta vendosnin në ndenjësen e makinës dhe i bënin foto. “Si një fëmijë i porsalindur unë isha mjaft kurioze se çfarë ishin mbulesa e ulëses, apo rrotat e karrocës. Mendohet se në atë moshë unë nuk e kisha të zhvilluar aftësinë të ngrihesha dhe të ekspoloroja objektet për të cialt bëhesha kurioze”, shkruan ajo. Sharrock kujton se në moshën 18 muajshe ka nisur të nëdërrojë. Për të ndihmuar në kuptimin e kujtesës njerëzore, Sharrock aktualisht është pjesë e dy studimeve të kujtimeve, me shkencëtarët në SHBA dhe Australi. Ajo shpreson që studimi të ndihmojë njerëzit me probleme me kujtesën, përfshi edhe demetian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat