Rrëfimi tronditës: Bëj seks me shoqen e mamit, por situata më doli jashtë kontrollit

Life style

Rrëfimi tronditës: Bëj seks me shoqen e mamit, por situata më doli jashtë kontrollit

Më: 24 prill 2017 Në ora: 20:14
Ilustrim

Një djalë i ri, i cili nuk kishte shumë eksperienca me femrat, ka rënë në krahët dhe në shtratin e shoqes së ngushtë të nënës së tij.

Kjo e fundit edhe pse në fillim tentonte t’i qëndronte larg, gjeti rastin dhe mënyrën për të bërë seks me djalin që është shumë vite më i vogël se ajo.

Por ja çfarë i ka shkruar djali psikologes së The Sun për këtë rast të ndërlikuar mjaftueshëm sa për të prishur raporte me nënën e tij por jo vetëm.

Letra e djalit

“Jam një djalë 22 vjeç dhe nuk kam pasur shumë eksperienca me vajzat pasi jam shumë i turpshëm. Por turpi duket se më doli me dikë që nuk duhej…

Shoqja e mamasë time punon në një studio fotografish dhe mua më duhej një foto për pasaportë dhe shkova tek ajo. Pasi u takuam dhe biseduam pak…nuk e di si por filluam të putheshim e më pas bëmë seks.

Në fakt ka disa vite që ajo flirton me mua por asnjëherë nuk ma ka thënë hapur. Ajo është 41 vjeçe dhe është shumë shoqe më nënën time.

Unë ndihem shumë mirë me të dhe seksi është fantastik por nuk a duhet të shkoj më tej apo jo?!”

Përgjigjja e psikologes

“Është e njohur tashmë qejfi i madh që djemtë kanë për të pasur raport seksual me gra më të rritura…por ti ke me shoqen e mamasë tënde dhe kjo e ndërlikon pak situatën.

Para se të mendosh çdo gjë tjetër duhet të dish se çfarë ndjenjash ka shoqja e mamasë për ty dhe më pas të fillosh të kuptosh se ku ndodhesh.

Por unë do të këshilloja të mos e vazhdoje më këtë histori pasi me shumë gjasa nuk do të ketë ndonjë fund të kënaqshëm për ty, sepse je shumë i ri dhe mund të njohësh vajza shumë të mira të moshës tënde, si dhe do të ketë edhe ndonjë reagim negativ nga nëna jote pasi ta mësojë historinë tuaj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat