Ekspertët e VIP-ave japin këto këshilla

Life style

Ekspertët e VIP-ave japin këto këshilla

Më: 24 prill 2017 Në ora: 19:06
Ilustrim

Do të ishte shumë mirë të kishit një lëkurë të bukur e të ndritshme njësoj si VIP-at?

Në vend që të shpenzoni shumë para për trajtime të fytyrës, Amy Erbacher, një specialist australian i VIP-ave rekomandon disa zakone të përditshme dhe produkte për një lëkurë të shëndetshme. Ajo ka punuar me njerëz të famshëm si Jennifer Hawkins, Miranda Kerr dhe Nicole Kidman, duke thënë se rutina e përditshme e kujdesit ndaj lëkurës është çelësi.

Të domosdoshme janë pastruesi i fytyrës, eksfoliuesi, hidratuesi me SPF dhe serumi. Amy thotë se është vitale të përdorësh përditë hidratuesin edhe pse mund të keni një lëkurë të yndyrshme. “Kam klientë me lëkurë të yndyrshme pasi kanë frikë të përdorin  hidratuesin”, ka thënë ajo.

Përdorimi i përditshëm i hidratuesit e mban lëkurën të hidratuar dhe të butë. Është mirë të investoni në një hidratues me SPF, për ta mbrojtur lëkurën nga dielli.

“Përdorni një krem kundër diellit me bazë zinku, me një SPF 30-50+”, thotë ajo. 

Për ato prej nesh që e kanë me nxitim për të pastruar fytyrën dhe të shtrihen menjëherë në krevat, një teknikë e larjes së shpejtë të fytyrës dëmton lëkurën.

Amy thotë se është thelbësore të parapastrojmë para se të përdorim një pastrues normal. 

Duke përdorur një pambuk, apo ujë tonik për të hequr tualetin, para se të lani fytyrën me pastruesin, për të hequr kështu papastërtitë e ditës dhe djersën. Përsa i përket eksfolimit, Amy thotë se ky proces do bërë në mbrëmje, pasi lëkura riparohet vetë dhe gjithashtu do mbetet e mbrojtur nga dielli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat