Doni ta bëni për vete? Prekeni në këto pika

Life style

Doni ta bëni për vete? Prekeni në këto pika

Më: 22 prill 2017 Në ora: 15:08
Ilustrim

Të kënaqësh një grua është një formë arti, një prej të cilave duhet të punoni shumë dhe të evoluoni.

Lajmi i mirë është që ka shumë vende të nxehta në trupin e një gruaje tek të cilat nuk e keni shfrytëzuar potencialin e plotë, do të thotë zona erogjene.

Më poshtë keni disa pika që kur i prekni një grua ‘çmendet’:

Veshtë

Ka një arsye pse kur dikush ju pëshpërit në vesh ju rrëqethet trupi. Veshtë kanë disa nerva që ju bëjnë të ndiheni mirë kur stimulohen me zë dhe me prekje.

Kofshët e brendshme

Çfarë e bënë erotike këtë pikë është fakti i dukshëm që është e pozicionuar në afërsi të klitorit. Prekja e kësaj zone në vendin e saj më të ndjeshëm i bën kofshët e brendshme një vend ideal për ngacmim.

Klitori

Një pikë e ditur, por që më së shumti duhet të flitet. Sidomos pasi ju mund të mos e dini shkencën që fshihet prapa mënyrës si funksionon. Klitori komunikon me trurin përmes nervit pudendal, në të gjenden më shumë se 8 mijë fribra nervorë, dyfishi i atyre që gjenden në penis. Që të nxitet kjo pjesë duhet të siguroheni që klitori është gati të preket.

Kërthiza

Klitori dhe kërthiza janë rritur nga i njëjti ind dhe janë të lidhura neurologjikisht.

Fund shpina

Ka shumë nerva që gjenden në këtë pjesë, e që zgjerohen tek mollaqet e prapanicës. Nervat sakrale në fund shpinë kanë linjë direkte me gjenitalet tuaja dhe mund të nxisin kënaqësi të madhe kur preket, shkruan portali arbresh.info.

Thithkat

Përveç që janë të lidhura me nervat që e bëjnë prekje ekstra të pëlqyeshme, stimulimi i tyre gjithashtu ndihmon gratë të arrijnë orgazmë.

Qafa

Qafa njihet si zonë sensuale erogjene që ka edhe fundin të përbërë nga nervat. Prekja e lehtë me dorë apo gjuhë, do ta shkrijë një grua.

Buzët

Të puthësh është diçka e mrekullueshme, por sigurisht nuk e dini shkencën prapa asaj që thuhet “Kur puthim, truri ynë prodhon dopaminë dhe oksitocinë”. Lëkura në buzë është më e ndjeshme se çdo pjesë e trupit, mbi 100 herë më e ndjeshme se lëkura në gishtat tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat