Rrëfehet 16 vjeçarja: Shkova të kujdesem për djalin e shoqes, por përfundova me të fejuarin e saj duke...

Life style

Rrëfehet 16 vjeçarja: Shkova të kujdesem për djalin e shoqes, por përfundova me të fejuarin e saj duke...

Nga: BOTA SOT Më: 17 prill 2017 Në ora: 14:57
Ilustrim

Një vajzë 16 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se ka bërë seks me të fejuarin e shoqes së saj të ngushtë, përcjell Bota sot.

Ajo thotë se e gjitha filloi kur ajo shkoi të kujdesej për djalin e tyre 1 vjeçar dhe tani dëshiron të largohet nga ai, por nuk e di çka të bëjë.

Ky është rrëfimi i saj:

Kam bërë seks me të fejuarin e shoqes sime dhe e di se duhet ta ndaloj këtë pasi është gabim.

Unë jam 16, ndërsa shoqja ime është 23 vjet dhe është shumë e mirë.

Familjet tona janë të afërta dhe ajo ka qenë një model për mua që kur isha e vogël.

Ajo dhe i fejuari i saj kanë një djalë 1 vjet, për të cilin kujdesem nganjëherë.

I fejuari i saj është 29 vjet.

Një natë po kujdesesha për djalin e tyre derisa ata dolën në një mbrëmje në qytet.

Ata u kthyen vonë në shtëpi dhe ajo shkoi për të fjetur, ndërsa ai qëndroi me mua duke biseduar dhe pimë disa gota verë.

Ai u ul afër meje dhe më tha se është shumë falënderues që jam kujdesur për djalin e tyre, se sa bukur dukem dhe se si do ta bëj të lumtur një ditë një mashkull.

Më pas ai më puthi dhe unë u ndjeva mirë por mu kujtua shoqja ime dhe thashë se duhet të shkoj.

Ai më dërgoi në shtëpi dhe unë e ndjeva veten duke rënë në dashuri me të në një mënyrë.

Më vonë ai më dërgoi mesazh dhe ne filluam të flisnim flirtues dhe pak pistë.

Mendova se ishte vetëm një moment por ai u paraqit në derën e shtëpisë një natë kur prindërit nuk ishin aty.

Më pas ne dolëm dhe u shëtitëm e më pas ai u parkua në një vend. Tymosëm marihuanë para se të putheshim dhe më pas filluam me prekjet. Ne bëmë seks atë natë dhe ishte e mahnitshme.

Ne kemi bërë seks edhe disa herë të tjera që nga ajo natë dhe është shumë mirë të kesh me një mashkull të tillë, më të vjetër dhe me eksperiencë.

Ai më ka thënë se nuk po iu shkon mirë me të fejuarën dhe nuk flenë bashkë.

Mendova dhe më pas thashë: “Po, ai vetëm thotë kështu që të marrë atë që dëshiron”.

Kam menduar për shoqen time dhe djalin e tyre të ëmbël dhe kam vendosur që të mos takohem më me të.

Nuk e di si ta përfundoj që të mos shkaktoj ndonjë problem dhe që të mos e kuptojë shoqja ime.

Përgjigja e psikologes:

Vendim i mirë.

Ai është një tradhtar që ka një partnere dhe një fëmijë dhe shikon të eksperimentojë me një vajzë 16 vjeçare.

Vetëm tregoj atij se ka përfunduar dhe sa më shpejt, më mirë.

Nuk ka asnjë mënyrë që ai t’i tregojë të fejuarës së tij se çfarë ka ndodhur mes jush.

Të tymosësh marihuanë është një zakon i keq dhe mos e bëj më./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat