7 shenja të besueshme se një mashkulli i pëlqeni vërtetë

Life style

7 shenja të besueshme se një mashkulli i pëlqeni vërtetë

Më: 16 prill 2017 Në ora: 00:00
Ilustrim

Për të kuptuar se një mashkull mendon për ju, nuk duhet ta pyseni drejtëpërdrejtë ose të hamendeni përmes lojërave nga anash. Vetëm vëzhgoni paraqitjen e tij. Pavarsisht nga ajo që një mashkull thotë, gjestet e tyre fizike mund të zbulojnë edhe më shumë në lidhje me qëllimet e tyre të vërteta.

Bright Side ka paraqitur një koleksion të gjesteve më të zakonshme apo paraqitjes së një mashkulli që zbulojnë ndjenjat e tyre të vërteta. Kjo është një mënyrë e besueshme për të kuptuar nëse ai vërtetë e ka atë shkëndijë rrezatuese ndaj jush apo jo.

Ai prek kokën me butësi apo përkëdhel flokët

Në këtë mënyrë meshkujt shpesh përpiqen t’i japin vetes vetëbesim. Kur ne shohim një person tërheqës, vetvetiu dhe instinktivisht na vjen ndjesia të përmbajmë veten duke bërë gjëra siç është rregullimi i flokëve. Ky rregull vlen edhe për femrat.

Ai vendos duart në bel

Nëse një mashkull mabn duart afër belit apo ijeve – duke i vënë në xhepa ose duke i mbajtur pranë belit, për shembull – ky është një sinjal shumë i qartë se ai përpiqet të tregojë forcën e tij.

Ai përpiqet të zë sa më shumë hapësirë që është e mundur

Shumë kafshë të gjinisë mashkullore, kur fillon ndonjë luftë për të fituar një femër, përdorin teknikën e epërsisë apo duke i hapur krahët sa më shumë të jetë e mundur. Kjo bëhet që të duken sa më të mëdhenj të jetë e mundur. Kur një mashkull vepron kështu në prani të një femre, vlen i njejti instinkt kafshëror për të okupuar sa më shumë hapësirë të forcës mashkullore.

Ai merr një qëndrim të hapur

Në raste apo situata sociale, ne pa vetëdije marrim një qëndrim të hapur përballë një personi që na duket si tërheqës. Shumica nuk e vërejnë veten por kryqëzimi i këmbëve, soditja plot përkushtim apo gjeste të ndryshme mund të tregojnë interesimin që keni.

Ai flet me oratori të madhe

Vëreni momentet kur një mashkull bëhet më orator kur ju paraqiteni në rrethin e tij social. Kjo është një shenjë apo tregues se ai dëshiron të ju lë përshtypje juve.

Ai kopjon qëndrimin tuaj

Hidhni një sy dhe vëreni nëse një mashkull të paktën pjesërisht “reflekton” një qëndrim apo gjest tuajin. Kjo tregon se ai përpiqet të ju kuptojë juve dhe të gjejë diçka të përbashkët me ju, gjë që reflektohet me anë të gjesteve trupore të tij.

Qëndrimi i tij përballë jush bëhet emocionues

Nëse një mashkull ju pëlqen juve, shprehja në fytyrën e tij do të jetë më miqësore dhe e hapur. Përmes shikimit të tij do të reflektojë mirësjellje dhe magjepsje, dhe nëse është i shqetësuar, ai mund madje edhe të skuqet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat