Pagoi 3 milionë dollarë për të bërë seks me Megan Fox, por ajo nuk erdhi

Life style

Pagoi 3 milionë dollarë për të bërë seks me Megan Fox, por ajo nuk erdhi

Më: 15 prill 2017 Në ora: 07:35
Yu ‘Martin’ Xu dhe Megan Fox

Një biznesmen kinez është duke e paditur një agjenci pasi ata dështuan që ta bënin modelen dhe aktoren Megan Fox të kishte një natë me të.

Yu ‘Martin’ Xu thotë se e pagoi agjencinë ‘Royal Court Escort’ plot 3.7 milionë dollarë për “shërbime seksuale” nga supermodele të ndryshme, si Megan Fox, Candice Swanepoel dhe aktoren Angelababy.

Por, agjencioni në fjalë nuk ka ndonjë lidhje me modelet dhe aktoret e përmendura ose bashkëpunim me menaxherët e tyre.

Kështu, tani ky biznesmen ka angazhuar shumë avokatë për ta paditur kompaninë me bazë në Sidnej, për mos sjelljen e modeleve për të bërë seks me të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat