Kjo është arsyeja pse femrat ngrihen me nerva në mëngjes

Life style

Kjo është arsyeja pse femrat ngrihen me nerva në mëngjes

Më: 8 prill 2017 Në ora: 07:30
Ilustrim

Femrat kanë dy herë më shumë nevojë për gjumë në krahasim me burrat. Shumë studiues, përfshirë edhe studimin e fundit të ‘Duke University’, kanë testuar nevojën e gjumit te gratë, të cilat zgjohen pothuajse çdo mëngjes me nerva.

E dini pse? Për shkak se mungesa e gjumit te femrat rezulton me shqetësime mendore dhe pasoja fizike më të rënda se sa te meshkujt.

Këto studime kanë sjellë disa pikëpamje të reja edhe nga ana shëndetësore për zgjidhjen e këtij problemi. Eksperti Michael Breus ka vlerësuar nevojat natyrale te gratë për të fjetur, duke analizuar aftësinë e tyre për të trajtuar lodhjen.

Michael analizoi edhe kontradiktën midis dy gjinive. “Femrat përjetojnë zakonisht probleme depresioni, zemërim dhe armiqësi në mëngjes”. Sipas studiuesve, dallimi kryesor është stabiliteti mendor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat