Rrëfehet 25 vjeçarja: Seksi me kolegun e punës është i mahnitshëm, por e dashura e tij...

Life style

Rrëfehet 25 vjeçarja: Seksi me kolegun e punës është i mahnitshëm, por e dashura e tij...

Nga: BOTA SOT Më: 7 prill 2017 Në ora: 13:44
Ilustrim

Një vajzë 25 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se është në lidhje me një kolegë të punës, 29 vjet që ka partnere dhe një fëmijë me të, përcjell Bota sot.

Ajo tregon se seksi me të është i mahnitshëm dhe se ai thotë se nuk do të jetë me partneren e tij por ende vazhdon me të.

Ky është rrëfimi i saj:

E dërgova në shtëpi shokun time më të mirë dhe përfunduam duke bërë seks të çmendur.

Ai është 29 vjet dhe ka partnere e madje dhe fëmijë me të. Unë jam një vajzë beqare 25 vjeçare.

Ne u njohëm para pesë muajsh kur unë fillova punën në një firmë.

Tërheqja ishte e menjëhershme. Më pas menaxheri jonë shkoi për të punuar me promocion në një vend tjetër dhe organizoi një ndejë përshëndetëse ku na ftoi të gjithëve në një klub në qytet.

Unë vendosa të vozisja sepse nuk kisha pirë por shoku im kishte pirë shumë.

I thashë që do ta dërgoja në shtëpi por ai ecte rreth makinës në park dhe më tha se gruaja e tij do të çmendej nëse e shihte me mua, andaj i sugjerova që të vinte tek unë dhe ta pinte një kafe që të kthjellej.

Mendova se ishte ajo por ne ishim duke u puthur sapo u futëm brenda shtëpisë sime.

Ne nuk mundëm të ndaleshim dhe bëmë seks të mahnitshëm.

Ne filluam të dilnim shpesh pas kësaj dhe seksi ishte çdoherë e më i mirë.

Motra e partneres së tij punonte në firmën tonë në një departament tjetër kështu që ne duhet të ishim të kujdesshëm dhe zakonisht takoheshim në shtëpinë time.

Ai më ka treguar se nuk dëshiron që të jetë me partneren e tij dhe se ajo zihet shumë me të.

Ai më ka thënë se është ende me të për shkak se ka frikë se ajo do të largohet me fëmijën e tyre dhe ai nuk do ta shohë.

Unë jam dashuruar në të dhe dua vërtetë që të jem me të sepse jam një person i ndershëm, por kam frikë se do të jetë një përfundim i hidhur në fund.

Kam provuar të përfundoj me të por çdoherë përfundojmë duke u kthyer tek njëri tjetri.

Ai është personi i vetëm që unë kam shkuar tek ai kur kam pasur ndonjë problem dhe ai është gjithmonë aty kur unë jam keq.

Përgjigja e psikologes:

Nëse ti brengosesh se do të kesh një fund të hidhur tregoj se e do, është kjo arsyeja që ti mendon se ai nuk do diçka serioze?

Nëse është ashtu ndoshta mund të kesh të drejtë dhe nuk do të ndikojë nëse i tregon ose jo.

Ai thotë se nuk do që të jetë me partneren e tij por ai është ende me të dhe nuk e di se ku mbetesh ti tek ai.

Nëse vazhdon të takohesh me të dhe ai të mos bëjë asnjë ndryshim ndërsa ti do të mbetesh zemërthyer./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat