Kush i do më shumë macet: meshkujt apo femrat?

Life style

Kush i do më shumë macet: meshkujt apo femrat?

Më: 3 prill 2017 Në ora: 18:30
Ilustrim

Miku i ngushtë i njeriut, qeni, sapo është futur në një konkurrencë të ashpër me macet, pasi që hulumtimet e reja zbulojnë se macet janë duke ua “rrëmbyer” zemrat meshkujve më shumë sesa qentë.

Sipas PFMA, numri i maceve shtëpiake në Mbretërinë e Bashkuar është rritur për 500,00 dhe ka arritur shifrën tetë-milionëshe vetëm vitin e kaluar, duke lëvizur nga 17.1 për qind në vitin 2016 në 18.3 për qind në vitin 2017.

Kjo ka shpirë që më shumë se një milionë meshkuj t’i zgjedhin macet si miket e tyre të ngushta. Pra, më konkretisht, rreth 5.5 milionë meshkuj në Britani besohet se posedojnë mace – që i bie pothuajse një në pesë meshkuj.

Hulumtuesit kanë deklaruar se, në bazë të këtyre statistikave, më shumë se dy të tretat e pronarëve të maceve tani janë meshkuj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat