Shokon 36 vjeçarja: Burri më la dhe u martua me shoqen time të ngushtë, por tani ai me mua...

Life style

Shokon 36 vjeçarja: Burri më la dhe u martua me shoqen time të ngushtë, por tani ai me mua...

Nga: BOTA SOT Më: 3 prill 2017 Në ora: 17:38
Ilustrim

Një grua 36 vjeçare, nënë e dy fëmijëve ka rrëfyer për The Sun se burri i saj është ndarë nga ajo dhe është martuar me shoqen e saj të shkollës, përcjell Bota sot.

Por, pasi është martuar ai vjen rregullisht tek ajo dhe bën seks me të, që është më i mirë se kurrë më parë.

Lexojeni rrëfimin e saj të plotë:

Ish burri im më ka lënë mua që të martohej me shoqen time më të mirë por ai tani po vjen tek unë për seks dhe është seksi më i mirë ndonjëherë.

Ai insistonte që ne të divorcoheshim tre vite më parë.

Nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte. Ne nuk kishim pasur zënka të mëdha.

Ne u njohëm kur ishim të ri, u martuam dhe bëmë një vajzë e një djalë.

Unë jam 36 ndërsa ai është 37 vjet tani.

Ai gjeti një punë që e largoi atë për një kohë të gjatë në Lindjen e Mesme.

Nuk më pëlqeu kjo por po t’i thosha të punonte më afër shtëpisë ai do të më thoshte se po bëhesha qesharake pasi kjo do të na mundësonte një standard më të ulët të jetës.

Kur ai më tha se donte divorc, unë u shokova, por ai ishte i vendosur dhe nuk kisha çfarë të bëja.

Ne nuk kemi pasur jetë seksuale kështu që thash se ai nuk më do më.

Më pas kuptova se ai ishte martuar me shoqen time të shkollës. Ajo kurrë nuk kishte shprehur interesim në të.

Ai ende takohet me fëmijët.

Një natë ai vendosi të qëndronte me mua kur fëmijët shkuan në shtrat dhe ai ta kalonte mbrëmjen me mua.

Ai u ul afër meje në divan dhe më tha se po i mungoja më shumë qe së mund ta imagjinoja. Më pas filloi të më prekte dhe puthte.

Nuk më mori shumë kohë që ta kisha atë në shtrat pasi më mungonte shumë.

Seksi ishte më i mirë se ndonjëherë që kishim bërë kur ishim bashkë.

Tani ai më thërret, dalim dhe sjell shishe me verë. Seksi është i mahnitshëm.

Ai refuzon që të flasë me mua për martesën e tij sepse thotë se momentet me mua janë të çmuara.

Por nuk mund të jetë duke shkuar mirë nëse ai vjen tek unë për të bërë seks.

Kjo po ndodh prej një viti dhe unë duhet ta di se ku jam unë tek ai.

Duket sikur unë jam gruaja e tij mbi të gjitha dhe nuk jam gruaja e tij.

Përgjigja e psikologes:

Natyrisht ti tani je e dashura sekrete dhe seksi duket më i mirë dhe më eksitues tani për të dy, por ai do të të lëndojë shumë me një fund zemërthyes.

Kam frikë për atë se ai refuzon të flasë për martesën e tij, por seksi mund të jetë perfekt dhe ai e shfrytëzon edhe me ty atë.

Shanset janë të mëdha që ai të ketë pasur edhe të tjera derisa ka qenë i martuar me ty.

Jepi atij një ultimatum, që ai të kthehet në shtëpi apo nuk ka më seks.

Ai ka një grua tjetër dhe ti duhet të jesh e lirë që të gjesh një tjetër partner.

Kjo do ta bëjë atë të fokusohet, por kam frikë se ai do të largohet./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat