Në kohën e ovulacionit, a janë femrat më shumë në disponim për seks?

Life style

Në kohën e ovulacionit, a janë femrat më shumë në disponim për seks?

Më: 2 prill 2017 Në ora: 16:29
Ilustrim

Natyra gjithnjë sipas mënyrës së saj përpiqet për të siguruar vazhdimësinë e specieve. Një dëshmi për këtë është edhe zgjimi i pasionit tek femrat, sidomos gjatë ovulacionit.

Nëse e njihni mirë ciklin tuaj, ndoshta keni vënë re se në një periudhë të caktuar të ciklit, ju jeni më shumë e interesuar për seks se sa zakonisht. Kjo i referohet periudhës së ovulacionit, në kohën kur kemi probabilitet më të lartë për konceptim.

Hormonet testosteroni dhe estrogjeni, arrijnë kulmin në mes të ciklit kur shumica e femrave ovulojnë. Testosteroni nxit libidon dhe pasionin tuaj, ndërsa estrogjeni mpreh shqisat tuaja, gjë që është shumë e dëshirueshme gjatë raportit seksual. Prandaj edhe reagoni më shumë në atmosferën rreth jush, si muzikë seksi, drita të fikura, qirinj aromatikë, intensifikim i hormonit lutein. Pra, kur të ndjeni atë ngrohjen e veçantë në trup si dhe eksitimin, pyesni veten nëse bëhet fjalë për temperaturën rreth ambientit apo ndoshta jeni në fazë ovulative?!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat