Lajm i mirë për shikuesit e pornografisë

Life style

Lajm i mirë për shikuesit e pornografisë

Më: 2 prill 2017 Në ora: 11:03
ilustrim

Në një lajmërim të enjten, ueb-faqja e famshme e videove porno Pornhub – që besohet se ka 75 milionë vizitorë në ditë – tha se ka adaptuar HTTPS, një masë sigurie që e shton kodimin në një faqe , në mënyrë që t’i mbrojë vizitorit nga sulmet dhe spiunimet.

Edhe faqja YouPorn do ta shtojë HTTPS-në më 4 Prill, sipas kompanisë zotëruese të saj MindGeek, shkruan The Independent.
“Përmes kalimit në HTTPS, ne kemi mundësi që ta mbrojmë identitetin e përdoruesëve dhe t’i mbrojmë ata nga ekspozimet  ndaj sulmeve të palës së tretë”, tha Corey Price, nënkryetari i sajtit Pornhub.

Përmes këtij opsioni, vizitorët e këtyre faqeve do ta shohin një ikonë të gjelbër në shiritin e URL-së, në shfletuesin (browser) e tyre – shenjë kjo që tregon se ata po e shikojnë versionin e sigurt të këtij sajti.

Ekspertët e privatësisë thonë se HTTPS ndihmon në parandalimin e përfshirjes së palëve të treta, si psh. furnizuesin tuaj të internetit,nga të parit të informatave më të detajizuara.

Ata me të cilët e keni të lidhur internetin tani mund ta dijnë se keni vizituar apo po e vizitoni një sajt si Pornhub apo YouPorn, por nuk mund ta dijnë se çfarë videosh apo kategorish po shikoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat