Rrëfehet babai i 4 fëmijëve: Si më zuri gruaja duke bërë seks me 22 vjeçaren, që më vodhi 5 mijë euro...

Life style

Rrëfehet babai i 4 fëmijëve: Si më zuri gruaja duke bërë seks me 22 vjeçaren, që më vodhi 5 mijë euro...

Nga: BOTA SOT Më: 1 prill 2017 Në ora: 13:11
Ilustrim

Një burrë 38 vjeçar, baba i 4 fëmijëve ka rrëfyer për The Sun se e ka tradhtuar gruan e tij me një kolege të punës 22 vjeçare, e cila i ka marrë 5 mijë euro dhe më pas është shpërngulur dhe nuk ia ka kthyer asnjëherë, përcjell Bota sot.

Ky është rrëfimi i tij:

Kam bërë seks të mahnitshëm me një vajzë të re nga puna, derisa na zuri gruaja ime.

E dashura ime mi vodhi 5 mijë euro por unë ende dua të kthehem me të nëse mundem.

Unë jam 38, ndërsa gruaja ime është 36 vjet. Ne kemi katër fëmijë. Unë i dua ata dhe gruan time por ajo nuk ka dashur të bëjë më seks me mua që nga shtatzënia e fundit.

Unë punoj në një rrjet të agjentëve të pasurisë.

Një vajzë 22 vjeçare erdhi të punonte me mua për sezonin e verës, kohë parë.

Unë qeshja shumë me të dhe ne kënaqeshim kur në mbrëmje dilnim si ekip për të pirë diçka.

Një natë ajo më tha se i pëlqeja dhe unë mbeta i shokuar që një vajzë e moshës së saj të më fantazonte mua.

Ajo jeton ende me prindërit, kështu që unë e aranazhova një natë kur gruaja ishte tek nëna e saj me djalin e vogël, ndërsa fëmijët e tjerë ishin në klube me shoqërinë e tyre.

Ne u ulëm në divan dhe ajo filloi të më prekte. Më pas ne u zhveshëm dhe bëmë seks aty.

Ishte seksi më i mrekullueshëm ndonjëherë.

Ne ishim shumë mirë në punë dhe arritëm ta mbanim të fshehtë për një vit.

Ne bënim seks në veturë, në shtëpinë time dhe kudo që mundnim. Ishte fantastike.

Unë rashë për të dhe kur ajo donte të blinte një veturë sportive dhe nuk kishte para, unë ia dhashë 5 mijë euro që i nevojiteshin. Ajo më tha se do të mi paguante.

Një ditë gruaja ime erdhi herët në shtëpi dhe na zuri ne.

Ajo na përzuri të dyve. Unë e doja këtë vajzë por e dija se duhet të qëndroj me gruan time.

Gruaja ime më dha dhe një mundësi dhe unë e përfundova aferën time.

Unë dhe ish e dashura ishim ende në raporte të mira por ishte goditje kur ajo e la punën, ndërroi vendbanim dhe numrin e telefonit.

Unë kurrë nuk kam dëgjuar më për të dhe i kam thënë lamtumirë 5 mijë eurove të mija.

Por unë po shkruaj nëse duhet të jem sërish me të. Jam ende i dashuruar në të dhe jeta ime pa të nuk ka kuptim.

Përgjigja e psikologes:

Ajo është 16 vjet më e re dhe ajo ka dashur që të zhvendoset larg teje.

Ti ke një grua dhe katër fëmijë. Si mund të thuash se jeta jote nuk ka kuptim.

Fol me gruan tënde se si mund të bëni që jeta juaj seksuale të ringjallet përsëri.

4 fëmijë janë një punë e madhe. Tregoj se e do por që intimiteti është shumë i rëndësishëm poashtu./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat