Sinjalet e dashurisë që transmeton trupi juaj

Life style

Sinjalet e dashurisë që transmeton trupi juaj

Më: 31 mars 2017 Në ora: 09:42
Ilustrim

A keni dashur që të ekzistonte magji me të ciën do të bëheshit më atraktive për gjininë e kundërt, apo të paktën të ju bëjë të kuptoni se cili është i dhënë pas jush? Nuk ju duhet magji po shkencë, ja si meshkujt dhe femrat mund të mësojnë se si lexohen shenjat e trupit.

Sinjalet që duhet t`i dinë meshkujt

Kur femrat lëvizin lehtë flokët e tyre: Nëse jeni duke biseduar me një femër dhe ajo lëviz butësisht me flokët e saj atëherë me siguri që është e interesuar për ju. Edhe femrat me flokë të shkurtëra e bëjnë këtë gjë, do të habiteni se sa shpesh femrat i përdorin flokët e tyre për të treguar se kujdesen për dikë.

Kur femrat pa vetëdije e prekin trupin e tyre: Kjo gjuhë e trupit është e nivelit themelor. Nëse shihni një femër duke shtrënguar qafën, fytin apo kofshën, atëherë varet nga veprimi i mashkullit nëse ajo do të vazhdojë të shpreh interesim.

Nëse femra e mban këmbët njëra mbi tjetrën: shanset janë se drejtimi i gjurit tregon personin të cilin e konsideron më atraktiv.

Kur femrat e “ofrojnë” fytyrën e tyre “ekspozitë”: Një femër që mundohet të fitojë vëmendjen e një mashkulli, me bërrylat e mbështetur në sipërfaqe, me duart njëra mbi tjetrën dhe me fytyrën e mbështetur në duar, duke ua ofruar fytyrën si në ekspozitë që të kënaqeni me të, me siguri ka interes të veçantë për ju.

Sinjalet që duhet t`i dinë femrat  

Kur meshkujt i kanë gishtat e mëdhenj të dorës të spikatur: Gishtat e mëdhenj të dorës janë të shquar në shumë gjeste pasi ato përfaqësojnë forën e karakterit dhe egos. Një mashkull që ndodhet pranë një femre që i pëlqen do i mbajë gishtat jashtë nëse i ka duart brenda në xhep.

Kur gishtat e tyre tregojnë se çfarë dëshirojnë të vëreni: Kur gishtat e mëdhenj të dorës janë duke u varur në rrip apo në pjesën e sipërme të xhepave që të kufizojë pjesën e organeve gjenitale, është indikator i qëndrimit agresiv seksual.

Kur mundohen së tepërmi: Që të duken më atraktivë, meshkujt do të ujdisin rrobat e tyre pa vetëdije. Do të shtrëngojnë kravatën, do të pastrojnë pluhurin imagjinar nga supet, e tërë kjo tregon se është i interesuar për ju.

Kur zënë shumë hapsirë: Nëse mashkulli i vendos duart në ijet e tij për të zërë sa më shumë hapsirë për shkak se dëshiron të vërehet, ai dëshiron të fitojë vëmendjen e dikujt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat