Gjëja më e keqe që një mashkull mund ta bëjë pas seksit

Life style

Gjëja më e keqe që një mashkull mund ta bëjë pas seksit

Më: 30 mars 2017 Në ora: 17:15
Seks, ilustrim

Meshkuj, lavdërimi i aftësive tuaja seksuale pas seksit është gabimi më i madh që mund ta bëni.

Një studim i ri, i cili është marrë me veprimet e meshkujve heteroseksualë pas seksit dhe ndikimit që e kanë ato në partneren e tyre, ka bërë ditur se meshkujt nuk duhet ta lavdërojnë më veten për aftësitë e tyre seksuale, e veçanërisht pas seksit.

Hulumtuesit i kanë studiuar 810 meshkuj me moshë mesatare prej 25 vjetëve dhe pas eksperimenteve të ndryshme ata kanë konkluduar se meshkujt ishin ndjerë më mashkullorë dhe kishin pasur vetëbesim më të lartë seksual nëse kishin arritur ta bëjnë një femër të përjetojë orgazëm.

Por, pikërisht kjo gjë mund t’jua “prishë” gjërat me të dashurën, pasi që lavdërimi i performancës tuaj seksuale e bën orgazmën e saj si diçka tuajën, e jo të partneres e cila e përjeton atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat