Kur duhet t'i prisni flokët duke u bazuar tek cikli i Hënës

Life style

Kur duhet t'i prisni flokët duke u bazuar tek cikli i Hënës

Më: 30 mars 2017 Në ora: 08:16
Ilustrim

Hëna ka një forcë të padiskutueshme në jetën e njeriut. Kjo është arsyeja që për shumë shekuj me radhë njerëzit janë bazuar në ciklin e saj kur merreshin me bujqësinë, si për shembull gjatë fazave të mbjelljes dhe vjeljes.

Sipas gojëdhënave të gjysheve tona, hëna ndikon bukurinë e femrës, më konkretisht në shëndetin e flokëve. Cilat janë momentet më të mira për të prerë flokët ? Para së gjithash duhet të dini që flokët duhen prerë 1-2 cm çdo muaj që të eleminohen majat dyshe, flokët e thatë dhe të djegur. Flokët janë njëlloj si bimët, nëse hiqni pjesën e dëmtuar ato do të rriten më shëndetshëm dhe më të fortë.

Momenti më i mirë për të prerë flokët është gjatë hënës së plotë që përkon me ekuinoksin dhe solsticin e hënës, ose siç thonë të vjetërit kur është duke u mbushur. Gjatë këtyre dy fazave Hëna hyn në konen e rrezeve të Tokës.

Prandaj nëse doni që flokët të rriten më shpejt, të jenë më të butë e të shndërritshëm zgjidhni këtë moment të saj. Nga ana tjetër Hëna e re është moment më pak i përshtashëm për të bërë çfarëdolloj ndryshimi me flokët, përkundrazi ata janë më të dobët dhe bien më shumë se zakonisht. Nëse doni që ngjyra e flokëve të zgjasë në kohë, lyejini ato gjatë gjysmë hënës sidomos gjatë paradites dhe pasdites. Mund të tingëllojë e pabesueshme, por gjatë Hënës së re këshillohet po ashtu të depiloheni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat