Femra ideale ka të paktën një nga këto tipare

Life style

Femra ideale ka të paktën një nga këto tipare

Më: 28 mars 2017 Në ora: 10:27
Ilustrim

Femra ideale është më tepër një iluzion, pasi e gjitha është relative. Asnjëherë mos shpresoni të gjeni një femër e cila plotëson të gjitha kushtet që ju mund të keni në mendjen tuaj.

Ekspertët kanë renditur 5 karakteristika të cilat e bëjnë një femër më të preferuar. Nëse partneria juaj ka njërën prej tyre, atëhere jeni me fat.

 1 – Buzëqesh shumë shpesh – Kur qendroni afër njerëzve të buzëqeshur dozat e pozitivitetit shtohen natyrshëm. Një femër e tillë ka sens humori dhe do të qesh me batutat tuaja.  

2 – Të fal ndjenjë qetësie – E çfarë më shumë se qetësia mund të kërkosh te një person? Nëse keni një partnere e cila ka aftësinë t’ju qetësoje me prezencën e saj gjatë ditëve të stresuara, jeni me personin e duhur.

3 – Përshtateni së bashku – Nëse konfliktet tuaja nuk krijohen nga çdo gjë atëhere jeni në rregull. Partnerja juaj është e aftë të përshtatet madje dhe i pëlqen ato. E ku ka më bukur?  

4 – Ju jep hapsirën e duhur – Sigurisht që të gjithë kemi nevojë për të bërë gjërat tona. Nëse femra juaj e kupton këtë gjë, dhe ju jep hapsirë, atëhere ndihuni me fat.

  5 – Tregon interes për gjërat tuaja – Një femër që interesohet për ju, dhe për gjërat tuaja është ideale. Nëse ajo mban mënd detajet tuaja si të ishin të sajat do të ndiheni të sigurt gjithë jetën. Një femër e tillë nuk do ju lërë kurrë në baltë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat