Rrëfehet 36 vjeçarja: Si e tradhtova burrin pas 10 vitesh martesë, me një djalë 15 vjet më të ri se unë, por tani ai...

Life style

Rrëfehet 36 vjeçarja: Si e tradhtova burrin pas 10 vitesh martesë, me një djalë 15 vjet më të ri se unë, por tani ai...

Nga: BOTA SOT Më: 27 mars 2017 Në ora: 13:52
Ilustrim

Një grua 36 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se e ka tradhtuar burrin e saj pas 10 vitesh martesë, pasi ka bërë seks me një djalë 15 vjet më të ri, përcjell Bota sot.

Ajo thotë se ka dy fëmijë ndërsa që i dashuri i saj i ri është në lidhje.

Ky është rrëfimi i saj:

Kam qenë duke bërë seks me një djalë të ri por e di pse është e gabuar pasi unë jam e martuar ndërsa ai është në lidhje.

Jam 36 vjet ndërsa burri im është 38. Jemi të martuar prej 10 vitesh dhe kemi dy fëmijë, 10 dhe 7 vjeçar. Gjërat filluan të ndryshojnë në aspektin e dashurisë para pesë vitesh.

Kemi qenë duke diskutuar shumë kohëve të fundit. Unë e di që jam një person që ka nevojë për dashuri dhe vëmendje por burri im nuk e ka shprehur apo nuk ka ditur ta shprehë në mënyrën e duhur.

Përgjatë viteve unë kam pasur vëmendjen e shumë burrave por së fundmi kam marrë gjërat më shpejt duke shkuar në shtrat me një djalë që është 15 vjet më i ri.

Ka ndodhur dy herë në muajin e kaluar.

Ai punon afër shtëpisë sonë dhe unë marr pica nga ai për mua dhe fëmijët dhe ai është shumë i mirë andaj ne flasim.

Ai më sugjeroi që të shkoja në zyrën e tij një ditë dhe në një mëngjes më tha që do të donte të shkoja në banesën e tij.

Fëmijët ishin në shkollë dhe burri ishte në punë kështu që ne kishim gjithë shtëpinë për vete.

Seksi ishte për të të çmendur dhe unë doja edhe më shumë.

Në fillim ai më shkruante vazhdimisht por pastaj gjërat filluan të ndryshojnë.

Ai më thotë që do ende të shihemi por kur jemi duke folur ai e përfundon bisedën me një puthje.

E kam pyetur pse sillet kështu tani por ai më ka thënë se është shumë i zënë.

Brenga ime është se nuk mund të ndaloj së menduari për të, se çfarë mendon ai për gjithë këtë. Po më çmend e gjithë kjo.

Kjo nuk është një ndjenjë emocionale , andaj pse nuk mund të ndaloj së menduari. Si mund ta ndaloj këtë?

Përgjigja e psikologes:

Kjo është një lidhje që nuk do të të çojë askund. Tingëllon sikur ai është një djalë që dëshiron pak argëtim dhe nuk do ta bezdis jetën e tij në llogari tënden.

Dhe ti je duke jetuar një jetë të ndarë, duke mos bërë asgjë me të dhe duke mos u munduar ta zgjidhësh problemin e martesës. Kjo është një atmosferë e keqe për rritjen e fëmijëvë tu.

Thuaj që nuk dëshiron ta shohësh më atë dhe thuaj burrit që të përpiqet më shumë me ty dhe të të jap mbështetje e vëmendje./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat